PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bush: Presim qe Ukraina te njohe Kosoven


E Marte, 01 Prill 2008

Shtetet e Bashkuara shpresojne se Ukraina do te njohe pavaresine e Kosoves. Kete e ka deklaruar Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, ne nje interviste dhene revistes ukrainase "Glavred". "Ne vertet shpresojme qe Ukraina do ta njohe pavaresine e Kosoves, sic kemi bere ne", tha Bush, duke shtuar se Ukraina "vete duhet te vendose cfare vendimesh i jane te domosdoshme". Presidenti amerikan ka theksuar se kjo eshte "pavaresi e mbikeqyrur", duke shtuar se Uashingtoni "mbeshteti shume fuqishem idene e njohjes se Kosoves qe nga fillimi". "Kemi mbeshtetur edhe planin e Kombeve te Bashkuara i cili do te ndihmonte qe te realizohet pavaresia e tille e kontrolluar dhe ne te njejten kohe garantojne te drejtat e minoriteteve ne Kosove. Shpresojme qe Ukraina do ta beje te njejten gje", ka thene Bush para nisjes per ne kryeqytetin e ketij vendi, Kiev. Zyrtaret e Ukrainas pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, kane deklaruar se Ukraina po konsultohet me partneret strategjike SHBA te, BE ne dhe Rusine, per qendrimin e saj me rastin e pavaresise se Kosoves.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika