PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Minoritaret serbe s'do te votojne ne Kosove"


E Marte, 01 Prill 2008

Qytetaret serbe nuk duhet te ushqejne iluzione se mund te hedhin voten ne Kosove, per te zgjedhurit e Republikes se Serbise. Kete e siguroi dje Presidenti i Republikes se Kosoves, dr. Fatmir Sejdiu, ne nje prononcim te posacem. Deklarata e Sejdiut erdhi pak ore pasi ne rajonin e Mitrovices, mberriti ministri serb per Kosoven, Sllobodan Samarxhic. Ne takime me minoritaret serbe, ai u tha atyre se ne vendbanimet e banuara me serbe ne Kosove, me 11 maj, do te mbahen edhe zgjedhjet e pergjithshme edhe ato lokale te shtetit serb.

PRESIDENTI

"Kosova nuk mund te sherbeje baze elektorale per askend, por, ne baze te parimit te dyshtetesise, serbet e Kosoves mund te votojne per te preferuarit e tyre per pushtetin ne Serbi". Mesazhi ishte fare i qarte nga kryetari i shtetit, Fatmir Sejdiu. Keshtu, ai ka dashur te hedhe poshte prere, mundesine qe serbet ne Kosove te mbajne zgjedhje per te ndertuar institucione serbe ne Kosove. "Ne Republiken tone, do te respektohet per te gjithe parimi i dyshtetesise, por nuk do te lejohet ne asnje menyre qe ky parim te perdoret per te krijuar struktura qe de-legjitimojne Kosoven si shtet sovran dhe te pavarur", paralajmeroi kryetari i shtetit.

Duke folur per mundesine e organizimit te zgjedhjeve serbe edhe ne Kosove me 11 maj, Sejdiu sqaroi se parimi i dyshtetesise nuk lejon qe Kosova te jete baze apo zone elektorale per askend pos per vetveten. "Se a do te kene qasje qytetaret serbe qe te votojne per te preferuarit e tyre qe te jene strukture e ndertimit te pushtetit ne Serbi, eshte dicka tjeter, ne kuptimin e respektimit te parimit te dyshtetesise, por jo si baze elektorale, jo si strukture qe do te sherbeje per ndertimin e institucioneve serbe ne Kosove, absolutisht jo", qartesoi Sejdiu. Me tej, Presidenti percolli mesazhin te serbet e Kosoves qe ta njohin kete vend si shtet sovran e te pavarur dhe te punojne per te.

SLLOBO SAMARXHIC

Ndryshe nga mesazhi i Presidentit Sejdiu, ministri per Kosoven ne Qeverine e Serbise, Sllobodan Samarxhic, u percolli dje serbeve te Kosoves nje mesazh tjeter. "Te gjithe ata qe kane punuar ne institucionet e perkohshme, pas 17 shkurtit duhet t'i leshojne ato ndersa ne do te jemi te obliguar t'i financojme njerezit", deklaroi zyrtari i Beogradit ne kuadrin e vizites dyditore ne rajonin e populluar nga serbet ne Kosove. Gjate qendrimit ne Priluzhje, Lapna Selle dhe Artane, nen sigurimin e pjesetareve te KFOR-it dhe policise se UNMIK-ut, Samarxhic hodhi premtimin se "ne vendbanimet ku jetojne serbet ne Kosove, me 11 maj do te organizohen zgjedhjet e pergjithshme dhe ato lokale".








Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika