PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Fajdete shqiptare, lirohet Vavilis


E Marte, 01 Prill 2008

Edison Kurani

Personi qe para se te arrestohej konsiderohej si me i kerkuari i Greqise, dje eshte lene i lire nga drejtesia helene. Vendimin e ka marre Gjykata e Apelit ne Athine. Ajo tha se Apostolos Vavilis, lihet i lire me kusht, pasi mori nje denim prej 22 muajsh heqje lirie, nen akuzen e falsifikimit te dokumenteve shteterore. Ne fakt, mbi Vavilisin rendonin nje mori akuzash te shkalleve te ndryshme. Ndersa ishte nen hetim nga drejtesia jone dhe ajo greke, per implikim ne fajdete shqiptare, me rrjedhoje perfitim te vlerave te medha financiare. Edhe ne mediat greke dje ka bere buje fakti qe Vavilis u la i lire. Ato permendnin dhe faktin se personi, deri para pak vitesh me i shumekerkuar ne Greqi, hetohej edhe per abuzim me parate e shqiptareve permes perfitimit te shumave te medha nga kompani te ndryshme piramidale. Vavilis u arrestua ne mars 2005, pas nje operacioni sekret ne Bolonja te Italise.

VENDIMI

Kolegji i Gjykates se Shkalles se Dyte te Athines, ne vendimin qe mori dje, paradite, vleresoi se Apostolos Vavilis, 50 vjec, duhet te lirohet nga burgu. Ky hap erdhi pasi akuza e falsifikimit te identitetit nga Apostolos Vavilis ne Apostolos Fokas, nuk konsiderohet nga togat e zeza, veper penale qe te kushtezoje qendrimin ne qeli deri ne fund te kohes se denimit te dhene. "I denuari nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore", percaktoi gjykata. Nisur nga vendimi, nga dje, Vavilis ka lene qelite e burgut te sigurise se larte Koridhalos ne Athine dhe eshte drejtuar ne nje banese, i shoqeruar nga avokati i tij. Atij i eshte mbajtur nje garanci 10 mije euro, duke iu ndaluar largimi nga Greqia. Te gjitha akuzat e tjera per llogari te drejtesise greke kishin rene pak muaj me pare. Behej fjale per akuzat e shkeljes te mirebesimit te marreveshjeve shteterore, vjedhjes dhe mashtrimit ne shuma te medha si dhe trafik droge. Gjithashtu, Vavilis prej kohesh ishte liruar edhe nga akuza per implikim ne firmat piramidale me pasoje perfitim shumash te medha. Gjykata e rrezoi ate akuze, per mungese provash nga organi i prokurorise.

FAJDET

Vavilis identifikohej deri pak kohe me pare ne Greqi si "njeriu me njemije fytyra". Vec telasheve qe kishte me drejtesine greke, Vavilis ishte dhe ne qender te akuzave ne Shqiperi, lidhur me zhdukjen e parave nga disa piramida financiare qe lulezuan te ne, ne periudhen '94-'97. Mediat greke raportuan ne vitet 2005-2006 se Vavilis ishte i implikuar ne zhdukjen e miliarda lekeve te kreditoreve shqiptare te VEFA dhe "Cenaj". Por Vavilis u perfol shume dy vjet me pare per levizjet e tij brenda Shqiperise, me makinen e nje deputeti minoritar. Atehere u hodh dyshimi se Vavilis qarkullonte me pasaporte kosovare. Veprimtaria ekonomike e Vehbi Alimucajt nuk mundet ta linte pa e joshur Apostolos Vavilisin. Ai paraqitej ne Greqi nepermjet firmes se ligjshme "Elthorne", duke qene "kujdestar" i shumave kolosale te firmes VEFA. Sipas mediave greke, Vavilis kishte hyre ne marreveshje per blerjen e 50% te firmes "Aviator", blerjen e te pakten dy anijeve ("Vlora" dhe "Port Of Durres"), nje hoteli, por edhe blerjen e firmes "Pensten" (filial i firmes se ndertimit Dar-Al Handsah). Kete firme, Vavilis e kishte permendur edhe ne raportin e tij per SHIK-un grek. Marredheniet e Vavilisit me firmen VEFA, por edhe me presidentin e saj, Vehbi Alimuca, ishin te drejtperdrejta dhe per kete arsye ai u mor edhe me investimin e parave te firmes piramidale, ishte nje tjeter dyshim qe ngriti dy vjet me pare media greke. Ne kete rast ai ishte "bosi"! Gje, e cila nuk ndodhi ne rastin e firmes "Cenaj Company", pronarin e se ciles, Lefter Cenaj, nuk e njihte personalisht. Atje ai ishte thjesht transportuesi i parave. Investigimi i gazetes "Apogjevmatini", aludoi per zhdukjen nga Apostolos Vavilis, te qindra milione eurove, te firmave piramidale shqiptare, VEFA dhe "Cenaj". Kesaj te fundit, sipas gazetes, Vavilis nuk ia njihte fare pronarin, Lefter Cenaj. Pas shkrimit, ne Parlamentin grek, deputeti Jorgos Suvlas, deklaroi se disa ministra te PASOK-ut, i njihnin te gjitha levizjet dhe veprimet e bashkepunetorit shqiptar te Apostolos Vavilis ne lidhje me abuzimet financiare te siperpermendura. Ai permendi ministrat socialiste, Akis Xhohaxhopulos, Janis Papantoniu dhe Mihalis Hrisoidhis. Keta sipas thenieve te Suvlas, ishin te mirinformuar per levizjet financiare te kryera nga Vavilis, me kompanite VEFA dhe "Cenaj". "Une nuk kam asnje lidhje me skandalin financiar qe per pak solli nje lufte civile ne Shqiperi", deklaroi atehere ish-ministri Akis Xhohaxhopulos, duke shtuar: "As une dhe askush tjeter nga ministrat, nuk dinim asgje". Shtypi grek aludoi atehere dhe se Vavilis, bashke me ish-konsullin italian ne Janine, Hristos Xiondis, terhoqen nga depozitat e "Gjallices" disa milione dollare dhe madje ndihmuan administratoret e kompanise qe t'i shpetojne ndjekjes nga drejtesia shqiptare.

Gjithe keto akuza, terhoqen vemendjen edhe te Prokurorise se Pergjithshme. Zyrtarisht u tha se PP nisi verifikimin e informacioneve mbi disa transferta parash te ish-shoqerive piramidale shqiptare, kryesisht ne vendin fqinje Greqi, ne bashkepunim me partneret. Megjithate, qe atehere, asnje prononcim i metejshem nuk u dha lidhur me hetimet e nisura.

VAVILIS: Une, "koke turku" i shqiptareve

I shumekerkuar ne Greqi, per 4 akuza, trafik droge dhe pastrim parash nga viti 1987, Apostolos Vavilis, deklaroi para arrestimit me 2005, se po perdorej zhdukja e parave te piramidave shqiptare, si akt-akuze shtese. Permes avokatit te tij, Jorgos Alfandakis, Vavilis deklaroi se kishte konstatuar qe "te gjithe po deshirojne dhe kerkojne ta kryqezojne". "Vavilis te mos perdoret si koke turku i shqiptareve, per akuza te pabaza te drejtesise greke, qe nuk mund ta mbajne ne qeli, ashtu sic deshirojne", deklaroi avokati i tij, duke cituar me tej fjalet e Vavilisit: "Deshira e madhe e disa elementeve ne Greqi, per te me pare pas hekurave te qelive, nen akuzat e pabaza te ngritura ne vite, me frenon ne deshiren dhe perpjekjen time per t'u dorezuar vullnetarisht".

HETIMI

Vavilis i bleu nje zyrtari shqiptar, vilen ne Ekali

Nje zyrtar shqiptar ka blere vile trekateshe ne nje nga rajonet me luksoze ne afersi te kryeqytetit grek, Athine, ne rajonin Ekali. Perfaqesuesi i Parlamentit grek, Jorgos Suvlas, kishte deklaruar edhe se shtetasi shqiptar, qe ishte krahu i djathte i Vavilis, jetonte prej kohesh ne Greqi, ne menyre ilegale. Personi qe nuk i jepej emri ne Alpha Tv, kishte marre pjese ne operacionet financiare te kryera nga Vavilis. Ndermjetes dhe perfaqesues per blerjen e viles, kishte qene Vavilis.



FAJDET

"VEFA"

Pronar: VEHBI ALIMUCA

Kreditore: 57923 shqiptare

Shuma e zhdukur: 325 milione USD

Denimi i drejtesise sone:

20 vjet burg me vendim te formes se prere, nga Apeli i Tiranes, me dhjetor 2001, per "vjedhje me ane te mashtrimit"



"CENAJ & Co"

Pronar: Lefter CENAJ

Lindur ne Kerkove te Vlores me 1948

Kreditore: 20000 shqiptare

Shuma e zhdukur: 400 milione USD


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika