Leskaj, informon Kuvendin pa pranine e opozites
E Marte, 01 Prill 2008
Kryetarja e Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive, Fatmira Laska, raportoi dje ne Kuvend mbi punen e institucionit ne mungese te opozites. Pas bojkotit te deputeteve te majte serish per tragjedine e Gerdecit, Laska foli para mazhorances mbi problemet e inspektoratit me zyrtaret qe refuzojne te deklarojne pasurine. Nga foltorja e Kuvendit, Laskaj tha se vetem per vitin 2007, ne Prokurori eshte kerkuar ndjekje penale per 4 zyrtare, te cilet kane fshehur pasurine dhe 12 se kane refuzuar te tregojne pasurine. "Inspektorati i Larte ka synuar te percjelle nepermjet trajnimeve te shumta, qartesi per kerkesat e ligjit, sepse pergjegjesia per shmangien e konfliktit te interesave nis nga vete zyrtari e vazhdon me progresion rrites tek eprori i zyrtarit, mandej tek institucioni epror e me pas, tek Inspektorati i Larte", theksoi Laska. Nga ana tjeter kryeinspektorja foli dhe per zyrtaret qe vazhdojne te kene konflikt interesi me punen qe kryejne. Vetem per vitin 2007, sipas saj, 110 zyrtare u zbuluan se kishin konflikt interesi. Ne kete kuader, kryetarja kerkoi me shume bashkepunim me institucionet dhe drejtuesit e tyre per te luftuar fenomenin e konfliktit te interesave sipas ligjit. Ne rezoluten e pergatitur per punen vjetore te institucionit, Kuvendi ka vleresuar ILDKP-ne per veprimtarine e ushtruar.
R.R