PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dojani: Burgjet, te mbipopulluara, gjyqtaret te nxituar ne vendime


E Marte, 01 Prill 2008

Komisioni parlamentar i Ligjeve vleresoi dje punen njevjecare te institucionit te Avokatit te Popullit. Gjate raportimit te kreut te ketij institucioni, Ermir Dobjani, ne komision, deputetet kerkuan qe te behet me e qarte puna e institucionit te Avokatit te Popullit dhe ankesave. Sipas tyre, do te ishte me e mire qe njerezit te njihen me mire, qofte edhe nepermjet shperndarjes se broshurave se si funksion per ankesat e procedurat e tjera. Ashtu si cdo vit tjeter, Dobjani u ankua para ligjvenesve per mbipopullimin e burgjeve ne vend. "Ne i kemi burgjet e mbipopulluara nga trysnia qe behet nga gjyqtaret. Duan ta shohin tjetrin pas burgut kur ben nje veper penale. Nderkohe qe ne vendet e tjera te konfiskojne pasurite dhe te njoftojne daten e paraqitjes. Ne te kundert, ta sekuestrojne pasurine", tha avokati. Dobjani u ankua para deputeteve dhe mbi marredheniet e tij me institucionet e tjera. Sipas Avokatit te Popullit, institucioni qe ai drejton ka pasur probleme me Ministrine e Brendshme, te Arsimit dhe Ministrine e Drejtesise. Nga ana tjeter, Dobjani permendi si shqetesues dhe faktin e mos perkthimin dhe mosbotimin ne Fletoren Zyrtare te 75 konventave dhe akte nderkombetare te ratifikuara nga Ministria e Drejtesise. "Aftesia per t'i zbatuar ligjet mire eshte nje element po aq thelbesor i garantimit te demokracise dhe sundimit te ligjit", tha ai. Si dhe u ankua per mos zbatimin e denimeve alternative. Ndersa deputeti socialist, Bashkim Fino, tha qe Avokati i Popullit duhet te kishte qene me aktiv ne media dhe te bente me dije ankesat qe kishte. Nje kerkese e tille eshte mbeshtetur dhe nga kryetari demokrat i Komisionit te Ligjeve, Beja, per te cilin Avokati i Popullit mund te kishte rezultate me te mira. R.R

Per nje vit, 4233 ankesa per t'u shqyrtuar

Per vitin 2007, tek Avokatit te Popullit jane depozituar 4233 ankesa. Pjesa me e madhe e tyre jane ankuar per Ministrine e Brendshme. Behet fjale jo per pak, por 758 ankesa bere kunder veprimtarise se kesaj ministrie. Sipas raportit te Avokatit te Popullit, Ermir Dobjani, institucioni ka marre ne shqyrtim 3018 ankesa, 183 me shume se ne vitin 2006. 425 ankesa prej tyre kane kaluar per shqyrtim ne vitin 2008.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika