PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Mustafaj-Berishes: Ministrat te japin llogari ne Grupin e PD


E Marte, 01 Prill 2008

Kryeministri Berisha, njekohesisht kryetari i Partise Demokratike, u perball dje ne grupin e PD-se me kerkesen per te analizuar qeverine qe ai drejton. Keshtu, burime bejne te ditur se ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se, deputeti i PD-se, Besnik Mustafaj, kerkoi qe ministrat e kabinetit qeveritar te benin nje analize te punes se tyre perpara deputeteve te Grupit parlamentar te PD-se. Ish-ministri i Jashtem, Mustafaji, theksoi se, pas tragjedise se ndodhur ne Gerdec, ishte e domosdoshme qe ministrat te ishin me transparente ne punen e tyre ndaj deputeteve te Grupit parlamentar te PD-se. Kjo ide u artikulua ne mbledhjen e djeshme edhe nga deputeti i PD-se, Ndricim Babasi, i cili theksoi se analiza e qeverise ishte shume e rendesishme pas nje tragjedie te permasave te medha, sic ishte ajo e Gerdecit. Po ne mbledhjen e djeshme te Grupit te PD-se, deputeti Mustafaji theksoi se qeveria eshte e detyruar te nxjerre pergjegjesite morale dhe politike nga tragjedia e Gerdecit.

"Pergjegjesine ligjore ta nxjerr prokuroria, ndersa ate morale dhe ate politike ta percaktoje qeveria", deklaroi deputeti i PD-se, Besnik Mustafaji, ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar. Nga ana tjeter, ish-ministri i Jashtem, Besnik Mustafaji, u shpreh se ne lidhje me hetimet e prokurorise, ato duhet te dilnin sa me shpejt ne menyre qe te nisnin edhe reformat ne ato institucione, te cilat do te rezultonin pergjegjese per tragjedine e Gerdecit. Sipas Mustafajit, nuk mund te kishte kuptim qe te kryheshin reforma pa dal me pare institucionet dhe individet pergjegjes per tragjedine e ndodhur me date 15 mars ne Gerdec. Burimet bejne te ditur se Kryeministri Berisha eshte shprehur pro ketyre masave te paraqitur per diskutim nga deputeti Besnik Mustafaji. Por, sipas tij, te gjitha masat dhe analizat do te kryheshin pas perfundimit te Samitit te Bukureshtit, ku Shqiperia pret te marre edhe ftesen per anetaresimin ne NATO. Kryeministri Berisha deklaroi se kishte marr sinjale se prokuroria do te zbardhte ceshtjen pas ketij samiti dhe ne kete menyre ai dhe deputetet e PD-se do te kishin te gjithe mundesine per te marre vendimet e duhura ne lidhje me tragjedine e Gerdecit.

F.Mejdini










Komento artikullin | Shiko komentet (5 komente)
Te Tjera nga rubrika