Berisha: NATO, opozita kontribuoi
E Marte, 01 Prill 2008
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha vleresoi diten e djeshme rolin e opozites ne shanset e mira qe Shqiperia ka per te marre ftesen e anetaresimit per ne NATO. Dy dite para Samitit te Bukureshtit, kreu i ekzekutivit shqiptar, ne mbledhjen e Grupit parlamentar te PD-se, vleresoi partite opozitare per mbeshtetjen dhene mazhorances per reformat integruese. Sipas Berishes, opozita ka dhene mbeshtetje per reformat integruese, duke i vene ato perpara interesave te saj politike.
Opozita
"Une vleresoj qendrimin e opozites, e cila ne perputhje me programin e saj, ka shprehur gatishmerine per te vazhduar bashkepunimin per reformat integruese, sepse keto reforma jane aq te medha, saqe para tyre, interesat e tjera behen dytesore", deklaroi Berisha, gjate mbledhjes se Grupit parlamentar te PD-se. Por, sipas tij, marrja e fteses per ne NATO ne samitin qe do te nise neser punimet ne Bukuresht eshte nje vleresim maksimal per reformat e ndermarra nga qeveria qe ai drejton. Ne kete kuader, Kryeministri ne prag te samitit te NATO-s theksoi se ende ka hapesira per te konsoliduar reformat dhe po keshtu shume reforma per integrimin duhet te ndermerren pas fteses per ne NATO. Por, Berisha ne fjalen e tij ne prag te samitit, la te kuptohej se merite per anetaresimin ne NATO te vendit kishin pasur te gjitha qeverite pluraliste te Shqiperise. Sipas tij, ky proces vinte pas nje perpjekjeje te madhe te Shqiperise dhe shqiptareve dhe nje ndryshimi rrenjesor te bere ne 16 vitet e demokracise. "Kemi kaluar nga nje vend i sistemit totalitar dhe hiperkolektivizimit total, ne nje vend te demokracise funksionuese dhe ekonomise se lire te tregut, nga nje vend bunker, ne vendin e nje ushtrie qe merr pjese ne te gjitha operacionet e NATO-s", deklaroi Berisha, duke vleresuar te gjithe ata qe kishin kontribuar ne reformat e bera ne vend.
Ftesa
Kreu i qeverise theksoi se marrja e fteses per integrim nga ana e Shqiperise ne Samitin e NATO-s do te ishte ngjarja me e madhe politike qe nga themelimi i pluralizmit ne vend.
"Kjo do te perbente ngjarjen me te madhe politike per Shqiperine qe nga vendosja e pluralizmit politik, si dhe zhvillimin me historik ne fushen e sigurise se saj, qe nga shpallja e pavaresise deri me sot", deklaroi Berisha ne Grupin parlamentar te PD-se, duke e cilesuar kete ngjarje si historike. Perpara deputeteve te PD-se, Berisha theksoi se partneret nderkombetare te Shqiperise kishin dhene sinjale pozitive per mundesite e Shqiperise ne marrjen e fteses se anetaresimit per ne NATO. Por, sipas tij, keto sinjale nuk duhet ta bejne klasen politike euforike, sepse ato i shtojne pergjegjesine asaj ne konsolidimin e reformave, te cilat duhet te ndermerren ne perputhje te plote me standardet e vendeve te NATO-s. "Ato as jane dhe as nuk duhet te jene euforike, por mbeten pergjegjesi shume e madhe e jona, per te shpejtuar dhe konsoliduar reformat, per te arritur standardet e duhura", theksoi Kryeministri Berisha.
Vleresimi
Kryeministri Berisha nuk la pa permendur ne mbledhjen e djeshme te Grupit te PD-se vleresimin e Shqiperise si nje vend frymezues per rajonin bere nga ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian. "Rol percaktues kane pasur reformat, te cilat bene qe Shqiperia per here te pare ne rrugen e saj te pluralizmit te deklarohet si vend frymezues, nga 26 ministrat e Jashtem te BE-se, te mbledhur pardje ne Slloveni", deklaroi Berisha, duke e quajtur kete vleresimin maksimal per reformat gjate 2-3 viteve te fundit. Po keshtu, Berisha theksoi se pak dite me pare Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, deklaroi publikisht mbeshtetjen per ftesen per Shqiperine dhe po te njejten gje beri edhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleza Rajs.