Cifti i trafikut te droges, gjykata e denon 21 vjet burg
E Marte, 01 Prill 2008
R.Caushaj
Gjykata e Krimeve te Renda denon me 21 vjet heqje lirie bashkeshortet Sadedin dhe Nulifer Elezi, te akuzuar per trafik te droges nga Maqedonia ne drejtim te Shqiperise. Vendimi eshte dhene diten e djeshme nga togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari Ardit Mustafaj. Cifti shqiptaro-maqedonas akuzohej nga prokuroria per trafik te lendeve narkotike ne drejtim te Greqise, ndersa ishin kapur ne Elbasan, me 7 kg heroine, pasi kishin kaluar ne doganen e Qafe-Thanes. Dy seanca me pare, organi i prokurorise i kerkoi gjykates shpalljen e tyre fajtor dhe denimin me 21 vjet heqje lirie. Nderkohe qe perpara togave te zeza pretendimet e mbrojtjes kane qene krejt te kunderta, pasi kerkuan nje denim me te bute. Pas degjimit te te dyja paleve, verdikti ka qene 11 vjet burg per Sadedin Elezin dhe 10 vjet per Nuliferin, gruan e tij, aq sa kishte kerkuar edhe organi i akuzes.
Cifti shqiptaro-maqedonas, u kap me 7 kg heroine ne Elbasan, vitin e kaluar, per akuzen e trafikut nderkombetar te narkotikeve. Prokuroria e Krimeve te Renda deklaroi gjate procesit se disponoheshin edhe kaseta filmike te doganes, nga ku kishte hyre vetura. Ngjarja per te cilen akuzohen dy te pandehurit i ka fillimet mesditen e 20 majit te vitit 2007, ku gjate nje operacioni te policise u kap, ne unazen e qytetit te Elbasanit, cifti Elezi. Informacioni i marre ne rruge operative, ka bere qe te ndalohej makina tip "Alfa Romeo", me targa SK 564 RB. Dhe pas kontrollit te imtesishem, ka rezultuar se ne mbeshteteset e sediljeve te makines ne pronesi te pandehurve, jane gjetur rreth 7 kg heroine e ndare ne 15 pako te mbeshtjella me ngjitese natriban. Por gjate hapjes se sediljeve mbi pakot eshte gjetur edhe nje lloj pluhuri i kuq, i cili sherbente per kamuflimin dhe ruajtjen nga nuhatja e qenit te antidroges.
Korriere per 500 euro
Pas marrjes ne pyetje cifti shqiptaro-maqedonas pranoi akuzen, duke treguar edhe itinerarin qe ndiqnin, kalimi nga pika kufitare e Qafe-Thanes. Ata ishin kontaktuar nga nje person tjeter ne Maqedoni, qe u kishte kerkuar te transportonin sasine e mallit drejt Shqiperise. Ne kembim te porosise qe do kryenin, burre e grua do perfitonin 500 euro ne momentin qe do e dorezonin te nje tjeter person.