PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Matura, pergjysmohet testi

Matura, pergjysmohet testi

Luljeta Ndoka
E Marte, 01 Prill 2008

Ulet numri i pyetjeve ne testet e Matures Shteterore. Nga 25 pyetje qe perbenin secilin prej testeve gjate dy viteve te kaluar, sivjet do te jene vetem 20 te tilla. Lajmin e kane bere te ditur specialiste te Matures Shteterore ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences. Risia tjeter per kete vit do te jete edhe prezenca e pyetjeve me zhvillim. "Per nje gje te tille kemi rene dakord ne menyre qe te shmanget kopjimi", thone specialistet, duke shprehur besimin per efikasitetin e tyre.

Vetem 20 pyetje do te perbejne teresine e testeve te seciles lende qe do te jepet provim ne procesin e Matures Shteterore. Drejtori i Arsimit te Mesem ne MASH, Ndricim Mehmeti, eshte shprehur se 10 prej tyre do te jene me alternativa dhe 10 te tjerat me zhvillim. Nje gje e tille mesohet se behet per te shmangur kopjimet e mundshme te maturanteve. Nje gje te tille e konfirmojne edhe specialistet e Drejtorise Arsimore te Tiranes, te cilet argumentojne se nje mase e tille eshte e nevojshme, perpos masave te tjera kunder kopjimit. "Edhe nese ndonje maturant do te arrije qe te kopjoje ndonje pyetje me alternative eshte absolutisht e pamundur qe te kopjoje pyetjet me zhvillim", thone inspektoret e DAR, Tirane. Fakti qe 50 per qind e pyetjeve do te jene me alternativa dhe 50 per qind te tjera me zhvillim, nuk do te thote se masat e tjera anti-kopjim do te shmangen. Ky rregull nuk do te vleje vetem per provimet me detyrim qe jane te letersise dhe matematikes, por edhe per secilin nga provimet me zgjedhje. Ne kete menyre jo gjithcka do i lihet ne dore fatit (rrethimi shpesh i rastesishem i alternativave), por edhe zotesise dhe nivelit te nxenesit. Keshtu ata do te kene mundesine qe t'u pergjigjen pyetjeve, duke dhene edhe argumentet e tyre. Nje gje e tille pritet qe te nxjerre ne pah nivelin e mesimnxenies per secilin prej kandidateve per ne shkollat e larta. Gjate vitit te kaluar, vetem ese-ja ishte "me zhvillim", gje qe nxori ne pah maturantet qe nuk kishin shume nivel. Ndaj duket se pikenisja per kete ndryshim ka qene pikerisht ese-ja, e cila nuk mund te kopjohej nga maturantet qe iu nenshtruan provimeve te Matures Shteterore.

Masat anti-kopjim nuk kane te bejne vetem me futjen e pyetjeve me zhvillim ne testin e Matures Shteterore. Sipas rregullores, maturantet nuk do te lejohen qe te mbajne celulare gjate zhvillimit te provimit, ne menyre qe te mos komunikojne me ndonje person tjeter, i cili mund t'i ndihmoje ne pergjigje. Nga ana tjeter, atyre nuk u lejohet asgje pervec stilolapsit dhe certifikates personale ne tavoline, ndersa nuk mund as te nderrojne vendet qe u ka caktuar ne fillim administratori i provimit. Sipas rregullores, shmangia e kopjimit do te mund te behet edhe duke ndaluar shfletimin ose shenime ne materialet e provimit, apo duke i lejuar nxenesit qe te dalin jashte dhe te kthehen prape ne salle. "Cdonjeri duhet te shikoje nga i njejti drejtim si dhe nuk duhet te komunikoje me njeri tjeter", eshte nje mase tjeter anti-kopjim e vendosur nga specialistet e Matures Shteterore ne MASH. Si edhe vitet e kaluara, nxenesit qe do t'u nenshtrohen provimeve te matures do te kene ne dispozicion rreth dy ore e gjysme per te zhvilluar pergjigjet. Nderkaq, sivjet edhe dalja e rezultateve pritet te behet me shpejt se vitet e kaluara. Kjo, sepse do te ingranohet me shume se nje qender per korrigjimin e provimeve. Keshtu, procesi i korrigjimit te testeve te pershkallezohet ne disa rrethe, kjo ne ndihme te korrigjimit sa me te shpejte te testeve ashtu dhe ne berjen e nje vleresimit te sakte. Pershkallezimi i korrigjimeve eshte menduar te behet pervec AVA ne Tirane edhe ne tre qytete te tjera si ne Fier, Shkoder dhe ne Elbasan. Qendrat ne fjale eshte menduar te ruhen ne menyre te rrepte nga policet dhe kamerat e vendosura ne keto ambiente e qe jane percaktuar ne baze te bashkepunimit me Ministrine e Brendshme, ne lidhje me garantimin e ketij procesi.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika