PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Selami: Shqiperia e meriton NATO-n

Selami: Shqiperia e meriton NATO-n


E Marte, 01 Prill 2008

Ish-kryetari i PD, Eduart Selami, ne nje interviste per "VOA" shprehet se Shqiperia me shume se kushdo e meriton ftesen ne NATO. Ai ka vleresuar me nota shume pozitive sjelljen teper korrekte te opozites, duke nenvizuar faktin se pavaresisht tragjedise se Gerdecit, ajo po mban nje qendrim teper konstruktiv. Per te ka akoma per te bere ne luften kunder korrupsionit, duke kerkuar nga qeverisja e djathte te mbaje premtimin me te cilin erdhi ne pushtet.

Artikulli i "New Jork Times" e ngarkon Shqiperine me trafikun e armeve. Sa e demtojne keto ngjarje imazhin e vendit dhe aq me teper kur dihet qe Shqiperia eshte ne prag te fteses per t'u anetaresuar ne NATO?

Dalja e Shqiperise ne "New York Times" eshte nje rast i rralle dhe kur del ne nje drite te tille eshte dicka qe eshte e demshme per te gjithe. Ne kete pike, une mendoj qe tragjedia e Gerdecit eshte patjeter nje tragjedi, e cila do te ndikoje per nje fare mase, por, nga ana tjeter, une dua te them qe tragjedia e Gerdecit, si rralle ngjarje ne Shqiperi, mban ne vetvete nje lidhje te vecante midis te kaluares ne Shqiperi, te tashmes dhe te ardhmes. Ne fund te fundit Shqiperia eshte e perfshire ne nje tranzicion te gjate dhe po perpiqet qe te ndahet me cdo kusht nga e kaluara dhe fatkeqesisht e kaluara e gjate komuniste akoma vret. Une mendoj qe lufta kunder korrupsionit, e cila solli ne pushtet Partine Demokratike, ka arritur nje pike ku do te kalohet nga deklarimet publike dhe fjalimet ne foltore, ne drejtim te rruges se shtetit ligjor dhe kjo shkon paralelisht me forcimin e shtetit ligjor.

Shqiperia pritet te marri ftesen pas dy ditesh per t'u anetaresuar ne NATO. A do te jete Shqiperia e afte te realizoje keto reforma ne kohen e duhur, qe ngjarje te tilla, korrupsione te tilla te mos perseriten me ne te kaluaren?

Mendoj qe Shqiperia eshte nje arsye me shume qe te pranohet ne NATO dhe une kam besim e shprese qe Shqiperia do te pranohet. Per mendimin tim personal, Shqiperia e meriton ftesen per ne NATO. Shqiperia ka qene nga vendet e para te bllokut ish-komunist qe beri kerkese ne 1992 per t'u pranuar ne NATO. Shqiperia eshte futur ne rrugen e reformave, asgje nuk eshte e persosur, ky eshte nje proces i gjate. Por une mendoj qe ftesa qe do te marre Shqiperia per ne NATO eshte nje vleresim per punen qe ka bere qeveria, pavaresisht per te metat qe jane, per kontributin e saj ne paqen dhe stabilitetin rajonal, per kontributin e saj kunder luftes se terrorizmit. Njekohesisht eshte edhe nje vleresim per angazhimin e saj ne drejtim te reformes. Nga ana tjeter kjo ftese do te jete edhe nje vleresim per rolin e opozites, e cila duhet pershendetur, me gjithe keto ngjarje kaq tragjike i ka ndare te ketilla gjera dhe po mban nje qendrim konstruktiv.

Pikerisht kjo eshte nga heret e para ku opozita dhe pozita po bashkepunojne dhe po ndajne luften politike nga interesat e vendit. Pasi ne te kaluaren kemi shpesh here qe lufta politike behej shpesh edhe ne kurriz te interesave te vendit...

Eshte e drejte dhe kalon nepermjet proceseve. Nuk them se eshte e para. Ka pasur, por me teper kane qene sporadike, por ky eshte nje moment shume kyc. Te mos harrojme qe ceshtja shqiptare mbase eshte ne momentet me te mira te saj. Pavaresia e Kosoves ndodhi jo shume kohe me perpara dhe kjo eshte nje arritje jashtezakonisht e madhe per ceshtjen kombetare ne teresi. Ne po presim anetaresimin ne NATO dhe me shpresen qe do ta marrim kete anetaresim. Pra, ceshtja shqiptare eshte ne ditet e saj me te mira dhe une mendoj qe eshte ne nderin e klases politike shqiptare per t'i ndare keto gjera dhe te bashkepunoje per te ecur. Por ajo cka do te thosha qe eshte me e rendesishme per anetaresimin ne NATO, eshte nje vleresim qe do t'i behet popullit shqiptar, i cili ka vuajtur shume, megjithese ka qene nen presionin e jashtezakonshem helmues te propagandes komuniste.

Sa e afte do te jete qeveria qe eshte sot dhe opozita qe ne te vertete te bejne perpjekje per daljen nga kjo gjendje per te cilen Shqiperia po perpelitet prej ndoshta 20 vjetesh?

Une mendoj qe anetaresimi ne NATO do ta ndaje perfundimisht Shqiperine nga periudha e gjate dhe e dhimbshme, shpeshhere tragjike e tranzicionit. Une nuk kam mendimin qe menjehere me anetaresimin gjithcka do te marre fund. Por eshte pa diskutim nje nga momentet kryesore qe ne kur te kthejme koken prapa do te shikojme qe aty do te marri nje pershpejtim, procesi dhe reformimi, dhe dalja nga periudha e tranzicionit ne Shqiperi. Mendoj qe Shqiperia e meriton anetaresimin dhe mendoj qe kjo duhet per ta lehtesuar dhe pershpejtuar luften kunder korrupsionit.



Selami: Shtypi, parcela me e avancuar e politikes

"Per mendim tim personal, shtypi mbase eshte parcela me e avancuar e jetes politike ne Shqiperi dhe vertet po behet garanci per forcimin e shtetit ligjor, per forcimin e institucioneve, per pershpejtimin e procesit e anetaresimit te Shqiperise ne NATO". Ky ka qene vleresimi i dhene nga ana e ish-kryetarit te PD, Selami, per shtypin ne Shqiperi. Ai ka nenvizuar faktin se shqiptaret kane vuajtur shume dhe se sot eshte nje rast per te pare qe shqiptaret po shperblehen per shkak te qendrimit te tyre paqesor. "Shqiptaret inspirojne per vlera demokratike dhe padrejtesive dhe dhunes qe jane krijuar nuk po i pergjigjen me te njejtin cmim, por i pergjigjen me tolerance dhe me bashkepunim, kjo eshte pika qe une dua te theksoj", tha Selami.


Komento artikullin | Shiko komentet (13 komente)
Te Tjera nga rubrika