PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rimbursimi, shtohen 25 ilace te reja


E Marte, 01 Prill 2008

Rreth 25 barna te reja do te shtohen ne listen e medikamenteve te rimbursueshme. Ky vendim eshte marre ne mbledhjen e fundit te komisionit te barnave, nderkohe qe pak kohe me pare po keta eksperte kane hartuar edhe listen paraprake te ketyre medikamenteve. Nga ana tjeter eshte marre vendimi qe 11 medikamente, te cilat nuk tregtoheshin ne vendin tone te largohen nga kjo liste, pasi pacientet nuk perdorin keto lloje alternativash te ofruara. "Per ato semundje, te cilat trajtoheshin me pare me keto barna, ekzistojne ne listen aktuale alternativa te njejta barnash per trajtimin e tyre", thuhet ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Shendetesise. Po sipas ketyre burimeve, theksohet se eshte bere edhe nje zevendesim i ri i 5 barnave, te cilet kane nje pershtatje te forme-dozes me te cilen ato jane regjistruar dhe qarkullojne ne vend.

Hartimi i listes se barnave edhe per kete vit do te krijohet me te njejten strategji ashtu si vitet e kaluara, ku prioritet do te kene semundjet qe kane shtrirje me te madhe ne te gjithe vendin. Sistemi tretes, ai kardiovaskular, gjaku dhe medikamentet qe perdoren ne repartin e reanimacionit apo gjate anestezise perbejne edhe numrin me te madh te medikamenteve te listes. "Sot lista e barnave ka 390 lloje qe rimbursohen, ndersa do te shtohen edhe 25 medikamente te reja. Por, 11 te tjera te cilat nuk perdoren nga pacientet eshte menduar te largohen nga kjo liste" jane shprehur anetaret e komisionit te barnave. Sipas ketyre ndryshimeve i takon qe per vitin 2008 do te jene 404 medikamente, te cilet do te rimbursohen nga ISKSH per kategorite e ndryshme qe i perfitojne ato.

Propozimet

Prej me shume se dy muajsh, komisioni i barnave eshte duke diskutuar per ndryshimet qe do t'i behen kesaj liste. Me se fundmi eshte pranuar propozimi i bere nga ISKSH edhe per barna alternative, te cilat jane shume te shtrenjta dhe nuk mund te perballohet rimbursimi i tyre 100 per qind nga ky institucion. Per kete arsye do te jete nje tjeter liste me bashkefinancim, ku do te paguaje edhe pacienti edhe ISKSH. Dje, ne mbledhjen e komisionit te barnave te rimbursueshme, u bene disa permiresime ne forme-doza, per te cilat ISKSH u shpreh ne favor, pasi arrin te mbuloje koston financiare. Lidhur me kombinimin Valsartan+Amlodipin, barna per semundjet e zemres ekzistojne ne liste, por kombinimi i tyre ka nje kosto prej 25 milione leke te reja me shume, ISKSH u shpreh se eshte i pamundur perballimi financiar. Nderkohe qe shefa te pavijoneve, anetare te komisionit, kane propozuar qe menyra e perzgjedhjes se barnave te mos varet nga fondet, por ato te dalin nga forumet universitare si propozime.

Te semuret mendore, ndryshon medikamenti

Te semuret me probleme mendore nuk do te mund te perfitojne medikamentin e tyre Risperidon ne forme tablete, por ate ne forme lengu. Kjo per vete faktin se alternativa e pare kushton shume here me shtrenjte se ajo e dyta. Nese do te perdoret alternativa tablete, atehere fondi i vene ne dispozicion mbulon vetem 100 paciente. Ky ndryshim per kete bar kushton 50 milione leke vetem per 100 paciente, nderkohe qe jane 2100 te tille. Pra, eshte nje semundje qe trajtohet ne liste me disa barna, nderkohe qe nje ndryshim i tille ka nje kosto te paperballueshme, vlereson ISKSH. Gjithsesi, brenda pak ditesh pritet te mblidhet keshilli administrativ i ISKSH-se per te vendosur per listen e re te barnave dhe mundesine e perballimit te saj nga ana financiare.

Barnat qe largohen nga lista:

Acidum ursodeoxycholicum 300 mg

Insuline Humane Biosintetike Bifazike Izofane 100 Nj.N/ ml - 3 ml 10/90

Insuline Humane Biosintetike Bifazike Izofane 100 Nj.N/ ml - 3 ml 20/80

Bezafibrate 200 mg

Neomycini Sulfas + Bacitracinum (0.5gr+50000Nj.N)%-30gr

Methylergometrinum maleas 0.025%-15ml

Testosterone propionate 50mg/ml-1 ml

Mazipredonium Chloratum 30mg - 1ml

Cefaclor Hydrochloride 250 mg



Barnat qe futen ne liste:

Mesalazina 500 mg

Propafenone Hydrochloride 300 mg

Isosorbide-5- mononitrate 20 mg

Dexamet.Sodium Phosphate 0.2%-10 ml

Flutamide 250 mg

Mycophenolic Acid 360 mg

Mycophenolic Acid 180 mg

Natrium valproicum 50 mg/ml- 100ml

Magnesium dipropilacetate 10%-100 ml

Formoterol Fumarato solution for inhalation x 12 mcg

Phenitoine 100 mg

Risperidone 25 mg

Risperidone 37.5 mg

Risperidone 50 mg

Interferon beta - 1a 22 mcg (6MIU)

Interferon beta - 1a 44 mcg (12MIU)

Anastrazole 1mg

Glyceryl trinitrate

Valsartan + Amlodipine 160/5 mg

Valsartan + Amlodipine 160/5 mg

Sulfadiazinum argenticum

1% - 40 g

Betamethasonum Dipropionatum 0.05% - 20 g

Estradiol + Drospironone (1+2)mg

Methylprednisolone 125 mg

Ipratropium Bromide * 300 doza inh - 10 ml dhe 15 ml


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika