PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Pronat, deputetet e PS qendrimet te kunderta

Pronat, deputetet e PS qendrimet te kunderta

Rozeta Rapushi
E Marte, 01 Prill 2008

Deputetet rane dakord dje te kalojne projektin qe kerkon verifikimin e te gjithe titujve te pronesise per tokat bujqesore. Pro draftit te qeverise, u shprehen dhe deputete socialiste si Ndricim Hysa, te cilet rane dakord qe titulli i pronesise ne keto zona t'u jepet edhe atyre qe e kane marre padrejtesisht me kushtin qe ta paguajne dhe te mos kene konflikte. Ndonese kerkuan riformulim me te sakte per nenin 9 qe percakton procedurat e lenies se titullit te pronesise dhe ne te tilla raste. Projektligji per "Vleresimin ligjor te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore" i kaloi seances plenare per votim, ku pro tij do te votojne edhe deputete te majte, qe jane shprehur pro ne komisionet parlamentare.

Debati

Komisioni parlamentar per Veprimtarine Prodhuese debatoi dje serish mbi projektligjin qe kerkon verifikimin e titujve te pronesise. Deputeti socialist, Ndricim Hysa, u shpreh pro projektit, duke theksuar se ai i jep fund disa padrejtesive te kryera me tokat. Per sa kohe qe nisma ligjore do te njohe te gjithe titujt qe jane dhene me ligjin 7501 "Per Token", Hysa u shpreh se do e mbeshtese ate. "Nuk duhet te trembemi nga ndryshimet pozitive, per sa kohe nuk preken tokat e ndara me 7501 dhe fermat", tha Hysa. Nisma u mbeshtet kohe me pare edhe nga deputete te tjere socialiste ne komisionin qe vleresuan se do ndihmoje ne problemet me pronesine. Por kryetari i komisionit, Ylli Bufi, duke dale kunder disa deputeteve te grupit te tij, tha se projektligji nuk do te funksionoje. Bufi kundershtoi nenin 9, qe u jep te drejten komisioneve vendore te japin titullin e pronesise se tokes edhe nese ajo eshte marre ne kundershtim me ligjin, ne rast se nuk ka konflikte per te. "Per mua, nuk funksionon. Nuk mund te mbledhim para nga disa qe e kane marre token abuzivisht", tha Bufi. Sipas tij, projekti do te hape probleme te medha sociale dhe nuk ndihmon aspak.

Propozimi

Deputeti socialist, Bufi, propozoi qe mos t'u lihet komisioneve vendore te japin nje vendim per titujt e pronesise, por te gjendet nje tjeter menyre tjeter, qe te kufizoje abuzimet. Sipas projektit te qeverise, te gjithe ata persona qe kane toka bujqesore do u verifikohet titulli i pronesise qe kane, per te vertetuar nese e kane marre apo jo ne perputhje me ligjin. Pas verifikimit qe do te kryhet nga Komisioni Vendor i Vleresimit, nese titujt e pronesise dalin se jane ne kundershtim me ligjin, shteti do t'i kerkoj poseduesit te tokes ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre, ai do te mund te kete tapine. Por nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin nuk ka konflikte te hapura. Nese personat nuk do te pranojne ta blejne token e zene, atehere automatikisht nepermjet ketij projektligji ajo do t'ju merret.

Bufi: "Po hapim konflikte sociale"

"Per mua, ky projektligj nuk funksionon. Nuk mund te mbledhe shteti disa para nga njerez qe kane marre token ne menyre abuzive. Me keto menyra vetem sa do te hapim konflikte te reja sociale. Nuk na ndihmojne nisma te tilla ligjore, por vetem do te shkaktojne konflikte te tjera. Ne vetem duhet te njohim tokat e dhena me ligjin 7501 e kaq. Pse duhet t'i ngarkohet nje strukture te posacme si komisione vendore, verifikimi i titujve te pronesise. Po te duam nje gje te tille, apo vendime te tilla ja leme nje tjeter strukture qe e percaktojme vete me marreveshje. Kjo eshte jashte cdo logjike".

Hysa: Dakord me variantin e qeverise

"Ne jemi vend i cudirave. Nese e njohim vertet realitetin ne bujqesi, atehere nuk kemi pse te trembemi nga ndryshime te tilla qe do te jene pozitive ne kete aspekt. Nuk duhet te cenohen titujt e dhene me ligjin 7501 "Per token" dhe fermat se si jane dhene sepse do te perbente burim konflikti. Por ndryshimet qe paraqet projekti do te ndikojne pozitivisht ne procesin e ndarjes se tokave. Se ka kohe qe nje person i vetem per token e tij degdiset gjyqeve e nuk merr dot nje zgjidhje. Duhet t'i jepet fund padrejtesive qe jane kryer deri me sot me tokat, kryesisht ato bujqesore".

Abuzimet, 12 mije persona kane pushtuar tokat

Kerkesa per verifikimin e titujve te pronesise per tokat bujqesore, u kerkua nga qeveria pas abuzimeve te medha qe, sipas saj, jane bere me pronat. Ne te dhenat e dorezuara ne komisione rezulton se behet fjale per 180 raste konfliktuale me nje hapesire prej 2700 hektaresh. Rreth 12000 persona kane bere pushtime te paligjshme te tokes qe duhen korrigjuar.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika