PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dalin ne treg abonete e prillit


E Hene, 31 Mars 2008

Parashikimi per vonesa te mundshme te aboneve, fatmiresisht nuk eshte permbushur. Dispecerite u kane kthyer pergjigje pozitive interesimit te shumte te njerezve per bileta te pajtimit mujor. Keshtu, ata kane vershuar per t'i blere per dy arsye. E para, qe ata ta kene ne dore abonent te marten kur nis muaji i ri, dhe e dyta, nisur nga frika se mos ato mbarojne shpejt dhe shiten ne treg te zi me vone. Pervec dispecerive, abonete jane ofruar edhe nga fatorinot e autobuseve te unazes. Behet fjale per ato te pergjithshme, sepse te studentit jane perpire pothuaj te gjitha ne pak ore. Edhe ne kete muaj, njerezit i kane marre ato me shumice, fale miqesive me punonjesit e dispecerive. Kesisoj, studentet, ata te vertetit, jane zhgenjyer se tepermi kur u eshte thene se kishte vetem abone te pergjithshme. Ne fakt, duket se ky fenomen po perseritet vazhdimisht, por te pakten abonete e pergjithshme jane nxjerre tashme ne shitje dy dite para ardhjes se muajit prill. Fillimi i muajit mars i perballi njerezit me nje kaos te vertete. Edhe pse qendruan ne radhe per dite te tera, ata mezi munden te pajiseshin me bileta te pajtimit mujor me cmimin real. Sepse ne fakt, ato filluan qe te shiteshin ne treg te zi me 1 mije leke, pra me 200 leke te rinj me teper se cmimi.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika