PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Fluksi i Pashkeve, greket garantojne rregull


E Hene, 31 Mars 2008

Gjirokaster-Perfaqesuesit e Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit ne Gjirokaster kane nisur te vendosin kontaktet e para me homologet e tyre greke me qellim shmangien e radheve te pritjes ne te dyja anet e kufirit te emigranteve te cilet do ta kalojne festen Pashkeve ne vendlindje. Gjate ketyre takimeve, policia greke ka garantuar se emigrantet shqiptare nuk do te ndeshin asnje problem gjate levizjes ne te dyja anet e kufirit. Sipas nje qarkoreje te ministrise se Brendshme te Greqise emigrantet shqiptare edhe pse iu ka perfunduar leja e qendrimit, mjafton te vertetojne se jane ne pritje te riperteritjes se saj, mund te levizin lirshem ne te dyja anet e kufirit gjate periudhes 1 prill 2008 deri 31 maj 2008. Nisur edhe nga pervoja e viteve te kaluar, pritet qe fluksi i levizjes se kembesoreve dhe automjeteve ne te dyja anet e kufirit ne doganat e Kakavijes, Sopikut dhe Tri Urave, te jete disa here me i larte krahasuar me fluksin normal te levizjes ne kufirin shqiptaro-grek.

B. Kore


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika