 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Privatizimet e dyshimta, minatoret ne proteste
E Hene, 31 Mars 2008
Aleksander Ndoja
Ne nje tubim te mbajtur gjate dites se djeshme, minatoret e Bulqizes paralajmeruan nje vale te re grevash dhe protestash. "Te ndalohet menjehere procesi i privatizimit te vendburimeve te kromit nga firma fantazma!". Ky ka qene dhe lajtmotiv mbi te cilen minatoret e Bulqizes permes organizmit sindikal kane paralajmeruar greva per diten sotme. Kjo lidhet me faktin qe nje zone krommbajtese, e cila eshte privatizuar nga Ministria e Ekonomise, mendohet te heqe nga puna te 70 punetoret qe punojne aty, gje qe ka acaruar minatoret dhe sindikaten e tyre. Nese do te ndodhe kjo gje, sipas krereve te konfederates se minatoreve ne minieren e Bulqizes, jo vetem ato te 70 qe jane piketuar te hiqen nga puna, por tere minatoret e Bulqizes do te hidhen ne protesta te fuqishme. "Nuk jemi aspak dakord me ministrine e Rulit, jane shprehur ata, qe po ua shesin vendburimet e kromit firmave fantazma per shfrytezimin e mineralit te kromit. Keshtu sot sindikata e minatoreve ka vendosur qe, sipas rrethanave qe do te krijohen, do te pershkallezojne grevat, kesaj radhe duke dale ne shesh dhe me pastaj ne rrugen nacionale per ta bllokuar ate deri sa t'u jepet zgjidhje kerkesave te tyre. Te gjitha keto jane deklaruar ne nje takim spontan ne qytetin e Bulqizes ku ka folur kryetari i Sindikates Dilaver Perkoxhaj dhe shume minatore te tjere. Ata kane kerkuar transparence ne lidhje me procesin e privatizimit te galerive te Bulqizes, te cilat rrezikojne te perfundojne ne duar te firmave fantazme apo te personave me te kaluar te dyshimte. "Nje privatizim i tille rrezikon jeten tone"-thane ne takim minatoret, sipas te cileve persona te caktuar po pasurohen me gjakun dhe djersen e tyre, duke shfrytezuar pasurine kombetare qe eshte e te gjitheve.
Veren e kaluar, greva masive
Veren e kaluar, nje vale grevash dhe protestash paralizoi sektorin e nxjerrjes se kromit ne minieren e Bulqizes. Pas nje seri vdekjesh ne Galeri, minatoret kerkuan siguri ne pune dhe rroga me te larta. Negociatat cuan ne rritje rrogash, por gjate muajve qe pasuan te tjere persona vdiqen gjate aksidenteve te njepasnjeshem ne galerite e nentokes
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Provimet, maturantet e Gerdecit pyetje te lehta
- Protestat ne Vore, shoqerohen tre banore te Gerdecit
- Krateri, kerkime per trupin e Shqipe Alhases
- Nisma, ku ndodhen tokat e lira
- Tragjedia, nje ceremoni per femijet
- Lule mbi banke, lot dhe nje minute heshtje
- Pronat e shtetit po uzurpohen nga privatet
- Matura, si do kontrollohen nxenesit
- “Do rindertojme banesat e shembura”
- Iniciativa, dyer per shtepite e Gerdecit
- Mesuesit ne Tirane, pa arsim perkates
- Rusia, 20 bursa studimi per shqiptaret
- Stakimi, sot gjysma e Tiranes pa energji
- Ndotja ne Tirane, nga ndertimet
- Dentiste pa licence, kerkohet mbyllja
|
|