PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Gerdeci", dosje e dyte per trafik


E Hene, 31 Mars 2008

Artan Cena

Dosja "Gerdeci" qe ndodhet ne Prokurorine e Pergjithshme pritet te ndahet ne dy pjese, ku njera do te hetohen personat qe ndodhen ne qeli, nderkohe qe ne tjetren do te hetohen per "trafik armesh". Kjo gje eshte bere e ditur nje dite me pare nga burime prane Prokurorise se Pergjithshme, te cilet thane se, kane gjetur disa elemente qe kane bere qe te nise dhe hetimi i dyte. Por hetimi per trafik armesh deri me tani nuk eshte vertetuar. Kalimi i dosjes se tragjedise se Gerdecit ne Prokurorine e Pergjithshme pritet t'i hape rruge dhe hetimeve per aferat e trafikut te armeve, por qe jane pretenduar nga persona te cilet kane pasur te bejne me kete shitje municionesh mes Shqiperise dhe Afganistanit. Ne lidhje me keto hetime, eshte bere nje dosje e re, ne te cilen jane futur te gjitha deshmite e dhena per median shqiptare nga biznesmeni i armeve Kosta Trebicka.

NDARJA

Do te jete vendimi qe do te merret nga Prokuroria e Pergjithshme nese dosja "Gerdeci", do te ndahet ne dy pjese, apo do te hetohet si nje e tere. Burime nga ky institucion thane dje, se "hetimi i trafikut te armeve do te ndahet nga hetimi i shkaqeve qe cuan ne shperthimin e fabrikes se cmontimit te predhave ne fshatin Gerdec". Nga ana tjeter, burime zyrtare bene te ditur pak dite me pare, se grupit te prokuroreve qe po hetojne dosjen, iu shtua dhe nje prokuror i Krimeve te Renda, dhe nje nga "Task Force" krimit ekonomik. Kjo eshte bere qe dy prokuroret e angazhuar rishtaz te hetonin elementet e trafikut te municioneve ne ceshtjen qe ishte hapur per shperthimin e Gerdecit. Por nuk ka qene vetem keto shkaqet qe pritet qe dosja te ndahet ne dy pjese. Botimi i artikullit ne nje prej gazetave me te medha ne bote "Nju Jork Times", dhe perfshirja ne te e disa personave, prej te cileve dhe dy me shtetesi amerikane, kane bere qe te nisnin hetime ne lidhje me trafikun e municioneve, apo barutit, i cili ndahej nga gezhojat, ne momentin e cmontimit dhe paketohej, per tu derguar ne vende te ndryshme, firmat te cilat kishin nevoje.

TREGTARI TREBICKA

Ne dosjen e deritanishme te bere nga Prokuroria, hetuesit kane administruar edhe te gjitha deshmite qe tregtari i armeve Kosta Trebicka ka dhene per mediat shqiptare, si dhe regjistrimet qe ai kishte bere ne nje nga baret e nje hoteli ne Tirane. Nderkaq qe pritet qe dy tre ditet e ardhshme Trebicka, te jape shpjegimet ne Prokurorine e Pergjithshme, ne lidhje me pergjimin e bere, akuzat qe ka leshuar ndaj drejtuesve te ndryshem, ne lidhje me akuzat per trafik. Gjate nje bisede telefonike me "Koha Jone", dy dite me pare, Kosta Trebicka deklaroi se, "jam thirrur nga prokuroria per te dhene deshmine time rreth dijenise qe kam per kete ceshtje dhe provave qe disponoj. Javen qe vjen do te deshmoj, por nuk e di ende diten se kur do te paraqitem. Te henen, (sot) une mberrij ne Tirane dhe do te jem ne dispozicion te organit te akuzes per te dhene te gjitha informacionet qe disponoj".

Akuzat e Trebickes

"Per momentin gjendet ne SHBA, por Kosta Trebicka, ka leshuar akuza per trafik armesh nga Shqiperia. Ai ka deklaruar se, eshte kontaktuar edhe nga autoritetet amerikane rreth skandalit per fisheket qe jane blere nga kompania AEY dhe bisedes se pergjuar prej tij vitit e kaluar mes atij e Efraim Diverolit. Trebicka thote se ky hetim po kryhet edhe ne SHBA, ndersa prokuroria shqiptare disponon kaseten e pergjimit te kryer dhe se do te jape shpjegime te tjera rreth ketyre ceshtjeve. "Materialet e pergjuara, apo kaseten aktualisht prokuroria e disponon dhe nuk kam pse ta dorezoj", thote ai. "Akuza e ka ne dore kete material dhe, me sa kam dijeni, po e shqyrton".


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika