 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
"Synimi paresor, hyrja ne BE"
E Hene, 31 Mars 2008
Evidenton se bisedimet kishin si qellim ecjen shpejt ne rrugen e integrimeve euro-atlantike
Kosova do te ece me ritem te shpejte ne rrugen e integrimeve euro-atlantike duke pasur si synim aktual aderimin ne NATO dhe menjehere me pas ne Bashkimin Evropian. Kete pohim e beri dje ne nje interviste per radio-televizionin publik te Kosoves, kryeministri i vendit, Hashim Thaci. Ai e dha kete interviste nga Berdo e Sllovenise. Thaci pohoi se ne takimet me ministrat e jashtem te BE-se, rikonfirmoi dhe nje here "perkushtimin e Qeverise se Kosoves per ndertimin e rendit demokratik, vendit shumetnik, me te drejta te barabarta per minoritaret dhe respektimin afirmativ te tyre, per t'u integruar ne institucionet dhe shoqerine kosovare".
Cfare mund te na thoni lidhur me perspektiven evropiane te Kosoves?
Mirepritja dhe njohja e shteteve te BE-se eshte impresionuese. Te gjithe e vleresojne suksesin e arritur ne Kosove, me shpalljen e pavaresise, me menaxhimin e situates dhe progresin e perbashket te arritur me nderkombetaret. De facto Kosova eshte pjese e Evropes, eshte duke implementuar suksesshem kriteret demokratike per t'u integruar ne strukturat e NATO-s dhe te BE-se. Ishte konkludim i te gjitheve se pavaresia e Kosoves ka sjelle me teper paqe stabilitet dhe bashkepunim rajonal dhe nje fryme te re evropiane per Kosoven, per rajonin. Rikonfirmova edhe nje here perkushtimin e Qeverise se Kosoves per ndertimin e rendit demokratik, vendit shumetnik me te drejta te barabarta per minoritaret dhe respektim afirmativ te tyre per t'u integruar ne institucionet e Kosoves dhe ne shoqerine kosovare. Gjithashtu, theksova paprekshmerine e integritetit territorial te Kosoves, si territor i njohur dhe i pranuar nderkombetarisht. Kishte mbeshtetje te plot per Kosoven dhe ne te njejten kohe falenderova te gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe vendeve perreth qe e kane njohur pavaresine e Kosoves. I ftova edhe ato pak vende qe kane mbetur qe ta njohin Kosoven, dhe per kete kishte mirekuptim. Ritheksova edhe njehere angazhimet e Kosoves per ndertimin e paqes dhe stabilitetit. Ishte konkludim i perbashket se pavaresia e Kosoves ka sjell progres, ka hapur perspektive rajonit edhe zhvillim ekonomik te vendit dhe nje perspektive euro-atlantike.
Ne konference per gazetare z.Rupel mbeshteti fjalen tuaj dhe tha se z.Thaci u prezantua vertete si kryeminister i nje shteti shumetnik. Si i konsideroni vleresimet?
Kam evidentuar fuqishem faktin se Kosova po nderton raporte te shkelqyeshme me te gjitha vendet e rajonit: me Maqedonine, me Shqiperine, me Malin e Zi dhe nderkohe presim te ndertojme raporte te mira ne te ardhmen demokratike edhe me autoritetet ne Serbi. Por, me kete rast kam shprehur edhe shqetesimin e nxitjes se drejtperdrejt te dhunes nga Beogradi, ne pjesen veriore te Mitrovices dhe domosdoshmerine e evitimit te kesaj politike te shekullit te kaluar dhe ndikimit te autoritetit evropian ne menyre qe Beogradi te filloje definitivisht te reflektoje dhe te njoh realitetin se Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran dhe demokratik.
Keni pasur takime te shumta si me z. Solana dhe ministra te vendeve te BE-se. Por si eshte pritur vizioni i Qeverise se Kosoves per perspektiven evropiane te Kosoves ?.
Dua te them se Kosova eshte duke u respektuar maksimalisht. Te gjitha takimet qe kam pasur, edhe me z.Solana edhe me z.Oli Rehn, por edhe ne takimin me z. Miliband, ate gjerman Steinmeier, ate te Frances Bernard Kushner dhe diplomatet tjere, mund te them se eshte nje mbeshtetje e jashtezakonshme, e papare ndonjehere per ndonje vend qe aq shpejt eshte pavaresuar, eshte njohur dhe kjo njohje me kete mbeshtetje te madhe te ketyre vendeve te fuqishme mendoj se do te jete nje njohje e cila do te kete reflektimet e veta per gjithe rajonin. Me keto njohje te shpejta Kosova do te jete shume shpejt pjese e te gjithe mekanizmave nderkombetar, madje anetare e OKB-se, anetare e Fondit Monetar Nderkombetar, Bankes Boterore, NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.
Mendoni se tere keto takime evidentojne se keni mbeshtetje pa rezerva te BE-se dhe se programi i Qeverise suaj bazohet pikerisht ne objektivat per te ece perpara drejt integrimit ne strukturat e Bashkimit Evropian?
Sot per here te pare kam diskutuar me autoritetet evropiane, z, Havier Solana, z. Rehn dhe ministrat e jashtem evropian per kohen, kur Kosova do te mund te behet pjese e NATO-s dhe BE-se. Ky mirekuptim, kjo hapje e diskutimit per integrimin e Kosoves ne strukturat euro-atlantike eshte nje diskutim ne kohen kur vetem pak dite pas shpalljes se pavaresise dhe njohjes se saj nga komuniteti evropian dhe bota demokratike, prandaj edhe e ardhmja e Kosoves do te jete e ardhme e nje vendi te zhvilluar, nje vendi te integruar shume shpejt ne strukturat e Bashkimit Evropian dhe ne NATO. Kosova do te ece me nje ritem jashtezakonisht te shpejt ne kete rruge.
"Kosova pret njohje nga e gjithe BE-ja"
Kosova pret njohjen nga te gjitha vendet e BE-se, tha kryeministri Hashim Thaci pas takimit me ministrat e Jashtem te BE-se. Thaci i ka deklaruar agjencise Reuters se Beogradi mund ta pranoje pavaresine e Kosoves pas zgjedhjeve te 11 majit. "Mendoj se Serbia do te filloje te ece drejt njohjes se pavaresise, sepse atje kemi dy opinione, privatisht te gjithe e pranojne pavaresine, por zyrtarisht atyre u ende u duhet kohe, ndoshta deri me 11 maj", ka pohuar kryeministri Thaci. Kryeministri sot pas dite kthehet ne Prishtine.
Thaci: Drejtoj qeveri shumetnike
Hashim Thaci falenderoi ne fjalen e vet 18 vendet e BE-se qe tashme e kane njohur Kosoven dhe theksoi aspiraten e vendit te tij per anetaresim ne NATO dhe BE: "Jam shume krenar qe jam ne krye te nje qeverie shume-etnike. Po punojme shume per t'i integruar serbet ne institucionet tona, jo vetem ne qeveri, por edhe ne parlamente dhe perfaqesite lokale", shtoi ai. Thaci hodhi poshte idene e ndarjes se Kosoves: "Kosova eshte nje vend i pavarur dhe integriteti territorial i Kosoves eshte i garantuar dhe i njohur nga bashkesia nderkombetare."
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- "Ndarja, serbet s'fitojne asgje"
- Pagat, policia e Kosoves peticion qeverise
- Prishtine, studentet hidhen ne protesta
- Cekia shtyn vendimin per njohjen
- Gjilan, gjendet marijuane ne shkolle
- Nje amerikane denoncon vjedhje
- Toka e dhuruar nga serbet, nisin bisedimet me Shkupin
- "Shteti, pa kompromis per zgjedhjet serbe"
- SAMARXHIC: "Serbe, bojkotoni institucionet kosovare"
- Shperthen mina, nje vdes dhe 3 plagosen
- Serish veteflijim, me plumba ne Prizren
- Policia sulmohet nga 5 kontrabandiste druri
- Mitrovice, boshnjaku vjedh makinen
- Serbet, serish tubime ne disa lokalitete
- Ambasada shqiptare, serish alarm bombe
|
|