PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Trafiku, pranga shtate personave

Artan Cena
E Hene, 31 Mars 2008

Shtate persona qe prej me shume se nje viti merreshin me trafik klandestinesh nga e gjithe Shqiperia, jane vene ne pranga diten e djeshme. Ka qene operacioni i koduar "Rruga e vjeter", ai qe ka cuar ne pranga kater vlonjate Besmir Shanaj, 21 vjec, Sotir Veshi, 26 vjec, Vendim Bejaj, 19 vjec, A. M, 17 vjec, dy sarandiotet Sofokli Ymeri, 55 vjec dhe Ardian Beqiri, 38 vjec, si dhe Bilal Boci, 42 vjec, lindur dhe banues ne Delvine. Burimet zyrtare te Policise se Shtetit thane dje, se operacioni eshte zhvilluar ne disa qytete pas me shume se gjashte muaj hetimesh dhe i dergonin njerezit ne Greqi e me pas i shperndanin ne vende te tjera te Europes. Ka qene ndalimi i disa klandestineve kohe me pare, qe policia te niste hetimet ne lidhje me shtate te arrestuarit e mesiperm. Policia tha se per te transportuar klandestinet, te arrestuarit perdornin tre rruge, qe jane zbuluar gjate hetimeve dhe duke perfituar shumen e 2 mije eurove per nje person.

HETIMET

Policia prej kohesh kishte vene ne pergjim celularet e te dyshuarve ne baze edhe te nje vendimi qe ekzistonte nga gjykata dhe keshtu kane rene ne gjurmet e gjithe pjesetareve te grupit dhe nxoren lidhjet e tyre me trafikun e klandestineve, duke gjetur provat per venien ne pranga te shtate te dyshuarve. Sipas hetimeve te policise dhe informacioneve te marra ne rruge operative grupi kriminal qe operonte prej disa kohesh ne vend ka transportuar me qindra persona ne drejtim te Greqise kundrejt pageses prej dy mije eurosh per person, duke i siguruar kalimin per ne vendet e BE-se. Gjate arrestimeve te policia ka sekuestruar telefonat celular te tyre dhe dy automjete qe perdoreshin per transportin e klandestineve. Sipas te dhenave nga Policia e Shtetit, hetimet kishin nisur gjashte muaj me pare. Hetimet ishin shtrire ne gjashte qytetet.

RRUGET E TRAFIKUT

Aktiviteti i ketij rrjeti te mirefillte trafikimi klandestinesh, i cili kryhej permes perfitimeve te paligjshme deri ne 2 mije euro, sipas uniformave blu shtrihej ne tre drejtime dhe perfundonin te gjitha ne Sarande. Rruget neper te cilat kalonin klandestinet ishin, Kukes-Shkoder-Tirane-Fier-Vlore-Sarande, e dyta, Lushnje-Fier-Patos-Gjirokaster-Sarande, si dhe rruga e trete Elbasan-Peqin-Rrogozhine-Fier-Vlore-Sarande. Te gjitha keto drejtime te levizjes se klandestineve kane pasur si qellim hyrjen nga Shqiperia ne territorin e grek, ne qytetin e Selanikut dhe me pas ne vende te tjera te Bashkimi Europian. Policia tha se, per kete rrjet eshte duke u hetuar nga Prokuroria e Vlores ne lidhje dhe me implikimin e personave te tjere ne kete trafik. Ndaj tyre eshte ngritur akuza e "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit"


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika