PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Mesuesit e rinj ngelin ne klase

Mesuesit e rinj ngelin ne klase

Luljeta Ndoka
E Hene, 31 Mars 2008

Mesuesit e rinj kane pasur probleme nga ana metodike te lendeve qe kane dhene provim, por edhe nga ana shkencore. Ky eshte konkluzioni paraprak i specialisteve te Qendres Kombetare te Trajnimit dhe Kualifikimit. "Eshte ende shume heret per te nxjerre nje konkluzion, por me sa kemi pare ne menyre te terthorte, rezulton se disa mesues kane pasur probleme ne pyetjet qe kishin te bejne jo vetem me permbajtjen e lendes qe ata japin mesim, por edhe me menyren se si ata e jepnin mesimin", thone specialistet.

Ndonese eshte ende heret per te nxjerre perfundime mbi rezultatet e mesuesve qe iu nenshtruan atestimit per kualifikimin dhe per rritjen e pages, vleresuesit e testeve thone se kane verejtur disa probleme qe kane te bejne me mesuesit, te cileve u eshte besuar detyra e mesimdhenies. "Kryesisht me te dobet jane paraqitur arsimtaret te cilet jepnin provimin per shkallen e pare te kualifikimit, pra ata qe kane mbushur vjetersine e punes per te dhene provimin ne dhjetor te vitit 2007", thone specialistet. Megjithate, ata thone se eshte ende heret per t'u alarmuar, per faktin se ka ende kohe per shpalljen e rezultateve te atestimit me shkrim. Ndersa arsimtaret te cilet kane mbushur 10 vjet pune, apo me shume se 20, kane dale me mire, fale eksperiences se fituar ne vite si dhe fale te qenit sistematike.

Ministri i Arsimit deklaroi dje se ne provim moren pjese 2.287 mesues ne shkalle vendi. Ai deklaroi se procesi i testimit u realizua mire teknikisht dhe pa kontestime nga pjesemarresit, ndersa u zhvillua nen mbikeqyrjen e MASH dhe Institutit te Kurrikules dhe Trajnimit. "Kjo reforme mbylli perfundimisht kapitullin e praktikave abuzive te para 2006, kur shkalla e kualifikimit jo rralle merrej kundrejt zarfit ne dore. Ajo tashme ia doli qe te fuse parimin e merites permes nje testimi kombetar te mesuesve, sipas procedurave rigoroze", tha ministri duke argumentuar se tezat hartohen ne IKT, ndersa jane te koduara dhe fshehin identitetin e provimdhenesit. Nga ana tjeter, sipas ministrit, viti i dyte i zbatimit te kesaj reforme pati si risi dhe Portofolin e Zhvillimit Profesional te Mesuesve, ku per tre muaj me radhe te gjithe mesuesit me vjetersi 5, 10 dhe 20 vite pune, iu nenshtruan nje procesi vetekualifikimi sipas standardeve dhe pervojave evropiane te trajnimit ne pune te mesuesve.

Vjet, 3,5 per qind e mesuesve, mbetes

Ne atestimin e kaluar per shkallen e kualifikimit si dhe per rritjen e pages, humben provimin rreth 3,5 per qind e mesuesve. Ministria e Arsimit deklaroi vjet se 36 mesues kane marre mbi 90 per qind te pikeve, ndersa 307 mesues jane vleresuar me shume mire. Ndersa pjesa tjeter e mesuesve te atestuar jane vleresuar "mire", "mjaftueshem" dhe "jokalues"pjesa tjeter "mjaftueshem", ndersa ne shifra me te uleta ka qene vleresimi "shume mire" dhe "pakalues". Sipas udhezimit te ministrit Pollo, mesuesit qe kane rezultuar te suksesshem do te kene ngritje ne kategori profesionale dhe rritje page. Provimeve te kualifikimit i jane nenshtruar vetem punonjesit te cilet, deri me daten 31 dhjetor 2007 kane plotesuar vjetersine e meposhtme te punes ne arsim: nga 5 deri ne 9 vjet, per shkallen e trete te kualifikimit, nga 10 deri ne 19 vjet, per shkallen e dyte dhe 20 e me shume vjet, per shkallen e pare te kualifikimit. Ne baze te ketij kategorizimi, mesuesi perfiton shtese ne page, qe per kategorine e trete eshte plus10% per te dyten plus 10% dhe per te paren plus 20%.



5-9 vjet, vjetersia e duhur e punes per te fituar shkallen e trete te kualifikimit. Mesuesit qe e kane fituar ate, kane mundesine qe te fitojne nje shtese page ne masen 10 per qind, si dhe u njihet kualifikimi perkates

10-19 vjet, vjetersia e duhur e punes per te fituar shkallen e dyte te kualifikimit. Mesuesit qe e kane fituar ate, kane mundesine qe te fitojne nje shtese page ne masen 10 per qind, si dhe u njihet kualifikimi perkates

20 vjet e me shume, vjetersia e duhur e punes per te fituar shkallen e pare te kualifikimit. Mesuesit qe e kane fituar ate, kane mundesine qe te fitojne nje shtese page ne masen 20 per qind, si dhe u njihet kualifikimi perkates


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika