PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kube, rruge te lire perdorimit te celulareve


E Diele, 30 Mars 2008

Ajo cka deri tani ishte nje privilegj per te huajt, tashme mund te jete edhe per vendasit. Presidenti i ri i Kubes, Raul Kastro, ka autorizuar kubanezet qe te zoterojne telefona te levizshem, qe deri tani ishte vetem per te huaj dhe per funksionaret e qeverise se shtetit. Kohet e fundit eshte lejuar edhe shitja e dvd si edhe te kompjutereve personal. Vendimet e fundit ne Kube perfaqesojne nje kthim shume te madh nga e kaluara dhe qe eshte mirepritur shume nga popullsia vendase. Ne shkurtin e kaluar, Raul Kastro, kishte lajmeruar ne diskutimin perballe Asamblese Kombetare, qe qeveria kubaneze do te lehtesonte disa te drejta te cilat ishin te limituara per qytetaret. Keshtu qe, u hoq ndalimi i blerjeve te kompjutereve, te lexuesve dvd, televizoret me ekran te sheshte si edhe furrat me mikrovale.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika