PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Moore: Serbia interesohet per mineralet e Kosoves, jo per manastiret


E Diele, 30 Mars 2008

"Trazirat e fundit ne Kosove i kane shkaktuar ata qe kane synuar te aktualizojne temen e ndarjes se Kosoves. Ne fakt, Serbia nuk eshte e interesuar per manastiret, por per mineralet e Kosoves". Keshtu vlereson analisti i radios "Evropa e Lire", Patrick Moore.

Moore shton se "ideja e ndarjes se Kosoves nuk eshte e re sepse ka dale ne shesh kohe pas kohe dhe kuptohet, si e tille, do te refuzohet nga Prishtina, Brukseli, Uashingtoni dhe Kombet e Bashkuara. Mendoj se sa me i fuqishem qe te jete lidershipi amerikan i NATO-s ne Ballkan, aq me mire do te jete per Kosoven. Prania e fuqishme e NATO-s eshte garanci per sigurine, jo vetem ne raport me Serbine dhe Rusine, por edhe ndaj ideve qe disa mund t'i kene ne Bashkimin Evropian per ta shnderruar Kosoven ne koloni te BE-se, pa ndikimin amerikan", ka thene analisti Moore.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika