PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Jeremic: Serbia do te arrestoje gjeneralin Mlladic


E Diele, 30 Mars 2008

Ministri i jashtem i Serbise, Vuk Jeremic, gjate mbledhje jozyrtare te ministrave te Jashtem, paraqiti pikepamjet e njohura te Beogradit lidhur me Kosoven, duke insistuar per vazhdimin e negociatave per te ashtuquajturin plan serb per Kosoven. Ministri i Jashtem serb, u tha homologeve te BE-se se njohja e Kosoves ishte e rrezikshme dhe se do te shfrytezohet nga nacionalistet ne zgjedhjet e 11 majit ne Serbi. Jeremic u tha ministrave se nuk eshte i sigurt nese forcat pro-evropiane ne Serbi do te fitojne shumicen perderisa Kosova vazhdon te shihet si shtet i pavarur, gjithashtu ai premtoi se se shpejti do te arrestoje te dyshuarin per krime lufte gjeneralin Ratko Mlladic. Zhvillimet ne Kosove pas shpalljes se pavaresise dhe raportet e BE-se me Rusine, ishin ne qender te vemendjes se takimit joformal te ministrave te Jashtem te BE-se dhe te vendeve te Ballkanit Perendimor, qe pretendojne te anetaresohen ne strukturat e Bashkimit Evropian dhe ne NATO.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika