PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Thaci: I gatshem per te bashkepunuar me Serbine


E Diele, 30 Mars 2008

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, shpreh gatishmerine per te bashkepunuar me te gjitha vendet fqinje: me Maqedonine, Shqiperine, Malin e Zi dhe Serbine. Deklarata e Thacit eshte bere ne Berdo te Sllovenise, midis nje takimi te ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian dhe vendeve te Ballkanit perendimor, ku u diskutua per perspektiven evropiane per Ballkanin perendimor. Ne fjalen e tij, e cila u prit me interesim te posacem nga ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian dhe te vendeve te Ballkanit, Kryeministri i Republikes se Kosove informoi lidhur me zhvillimet aktuale ne vendin tone pas shpalljes dhe njohjes nderkombetare te Kosoves shtet i pavarur e sovran. "Institucionet e shtetit me te ri ne Evrope e bote, me perkushtim te madh po angazhohen per respektimin e ligjit, luftimin e krimit e te korrupsionit ne vend, sidomos per krijimin e kushteve qe te gjithe qytetaret, pa dallim nacionaliteti, te realizojne te drejtat e tyre sipas standardeve evropiane", deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar. Duke vijuar me tej, ai u theksoi se qeveria qe udheheq ben te gjitha perpjekjet per funksionimin e institucioneve legjitime dhe vendosjen e ligjit e te rendit ne mbare territorin e Republikes se Kosoves. Kryeministri Thaci apeloi qe serbet te pranojne realitetin e ri dhe te mos mendojne per izolim, por per integrim ne jeten institucionale te shtetit te Kosoves, duke pohuar se, qytetaret e Kosoves dhe Bashkesia nderkombetare jane kunder cdo perpjekje per ndarjen e Kosoves. Ai kerkoi mbeshtetje me te madhe te bashkesise nderkombetare per rimekembjen e ekonomise, hapjen e perspektives per punesim me te madh te rinise dhe prosperitet ne te gjitha sferat e jetes, si parakusht per integrim ne strukturat e Bashkimit Evropian. Kjo eshte pjesemarrja e pare e Kryeministrit te Republikes se Kosoves ne nivelin me te larte te institucioneve te Bashkimit Evropian. Ne kete takim mori pjese kryeadministratori nderkombetar i Kosoves, Joakim Ryker dhe perfaqesuesi special i Bashkimit Evropian, Piter Feith, udheheqesi i Misionit Evropian ne Kosove. Ne ambientet e Qendres se Kongresit te Berdos, Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci dhe zevendeskryeministri Kuci paten takime te vecanta me ministrin e Jashtem slloven e kryesues i radhes se Bashkimit Evropian, Dimitrij Rupel.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika