Haradinaj, me 3 mars merr vendimin nga tribunali i Hages
E Diele, 30 Mars 2008
Gjykata e Hages do te marre vendimin me 3 prill per rastin e ish-kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj, i cili ka sherbyer si komandant rajonal i Ushtrise Clirimtare te Kosoves gjate luftes se vitit '98-'99, duke u akuzuar si pergjegjes per tortura, vrasje, perdhunim. Avokatet mbrojtes te ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe dy bashkeluftetareve, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, kane deklaruar se ata jane te pafajshem ndaj ketyre akuzave. Aktakuza pohon se pas 24 marsit 1998, forcat e UCK-se, nen komanden dhe kontrollin e Ramush Haradinajt, nisen nje fushate ushtarake per marrjen nen kontroll te rajonit ndermjet fshatrave te Gllogjanit dhe Decanit dhe ne vecanti fshatrat Dubrave, Irznic, Ratishe dhe Dashinoc dhe per largimin e serbeve etnike nga fshatrat ku jetonin, dhe se ata gjithashtu vazhduan te kryenin sulme kunder kampit te refugjateve ne Baballoc, afer Decanit. Ndonese ne proces gjykimi nga Gjykata Nderkombetare per krime lufte ne Hage per ish-kryeministrin kosovar nuk i ka sjelle asnje pengese per te qene pjese e aktive e politikes kosovare. Madje, ai me zgjedhjet e zhvilluara ne Kosove me date 17 nentor, ai ka hedhur kandidaturen e tij si deputet, per te cilen zyrtaret e UNMIK nuk i krijuan asnje pengese. Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-se, i cili gjendet ne Hage nen akuzen per krime lufte, ishte futur ne listen zgjedhore te kesaj partie.
Akuzat
Ramush Haradinaj, akuzohet per krime lufte, pasi ka sherbyer si komandant rajonal i Ushtrise Clirimtare te Kosoves gjate luftes se vitit '98-'99, duke u akuzuar si pergjegjes per tortura, vrasje, perdhunim. Aktakuza pohon se pas 24 marsit 1998, forcat e UCK-se, nisen nje fushate per largimin e serbeve etnike