Fabrika klandestine e birres, pranga 49-vjecarit
E Diele, 30 Mars 2008
FIER - Pronari i nje fabrike te palicencuar qe prodhonte pije alkoolike eshte prangosur dje ne Tirane. Mit'hat Bregu, 49 vjec, nga qyteti i Patosit, ishte strehuar te nje i aferm ne kryeqytet, dy jave pasi policia sekuestroi punishten e tij te ngritur ne ambientet e shtepise. Sipas burimeve nga policia e Fierit, ne punishten e jashteligjshme, prodhohej birre, e cila shitej ne lokalet e qytetit te Patosit me etiketa te firmave "Dreher", "Norga', "Tirana", "Korca', "Amstel", "Start Beer" dhe "Biljen". Gjate kontrollit ne punishte, policia sekuestroi 30 mije etiketa te falsifikuara dhe 4 mije litra birre, e gatshme per te dale ne treg.
Xh.B