Helmimi te "Bechtel", priten analizat
E Diele, 30 Mars 2008
Punetoret e helmuar te firmes "Bechtel-Enka", qe punojne ne autostraden Rreshen-Thirre, kane marre dje mjekim ne ambulancen e ngritur nga firma ne qytezen e Repsit, prane kantierit ne te cilin po punonin. "Jane 154 punonjes qe jane paraqitur njeri pas tjetrit me probleme te lehta shendetesore", bejne te ditur burime nga firma, te cilat pohojne se situata eshte normalizuar pa pasur nevoje per sherbime te specializuara. Ekipi mjekesor nuk ka arritur ende ne nje konkluzion perfundimtar ne lidhje me shkakun e semundjes qe preku papritur nje numer aq te madh punonjesish. "Jemi duke kryer analizat per te gjetur arsyet e semundjes, por situata nuk eshte alarmante", pohoi dje zedhenesja e firmes "Bechtel-Enka", Iva Zagar. Ajo shtoi se ne dispozicion te ketyre rasteve jane vene tre qendrat shendetesore te firmes ne Reps, Thirre dhe Kukes, ndersa nuk ka qene e nevojshme ndihma nga spitali i qytetit te Rreshenit. "Punonjesit i jane rikthyer punes, ndersa mjeket po presin rezultatin e analizave", beri te ditur zedhenesja Zagar.
A. Bushi