PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

KESH, shitje energjie ne bursa


E Hene, 31 Mars 2008

Fillimi i procesit te privatizimit te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare si dhe prurjet e shumta te ujit ne hidrocentrale, kane bere qe drejtuesit e saj te kthejne syte drejt skenareve te rinj, qe do te permiresojne bilancet e kompanise. Tashme, pas krizave te njepasnjeshme te energjise, vendi yne eshte duke u pergatitur qe te rifilloje edhe njehere eksportet e energjise, madje duke shitur energji ne burse.

Viti qe sapo lame pas ka qene nje nder me te veshtiret per sa i perket bilancit financiar te KESH-it, per shkak te importeve shume te larta te energjise elektrike. Duke pasur parasysh reshjet e shumta te shiut, qe po mbushin me shpejtesi liqenin ne hidrocentralin e Fierzes dhe si pasoje rrezikun per derdhjen e ujit ne kaskaden e lumit Drin, KESH-i po fillon procedurat per te shitur energji jashte shtetit, fillimisht ne formen e shkembimit. "Gjate ketyre diteve kemi nisur nje procedure, qe te gjitha kompanite qe kane interes te hyjne ne marredhenie me ne per shkembimin e energjise. Ne do t'u japim energji gjate muajit prill, qe eshte edhe muaji me reshjet dhe prurjet me te medha dhe te na e kthejne ate energji sipas nje koeficienti te percaktuar gjate muajit gusht, qe eshte nder me te thatet", deklaroi Bojaxhi.

Por, KESH nuk perjashton mundesine qe, pervec shkembimeve, te lidhen dhe kontrata per shitje te energjise. "Nuk kam dyshim qe vendi yne edhe ne ta ardhmen te jete vend importues i energjise, por kjo nuk perjashton mundesine qe sidomos gjate stines se pranveres ne te kthehemi ne nje vend eksportues, ne menyre qe te mos shkojme drejt derdhjes se ujit ne kaskaden e Drinit", vazhdoi Bojaxhi. Shqiperia ka nje avantazh te madh, krahasuar me vendet e rajonit, pasi energjia e prodhuar prej hidrocentraleve eshte me e lehte per t'u tregtuar ne burse, sidomos gjate oreve me kerkese te larte per kete mall. Per rrjedhoje, cmimet e energjise ne bursa gjate momenteve te caktuara te dites qe njihen si periudha pik kapin nivele 30-50 per qind me te larta se ato normale.



Viti 2008, pa kufizime dritash

Reshjet e shumta te shiut kane bere qe drejtuesit e Korporates Elektroenergjetike Shqiptare te japin garanci per furnizim me energji pa nderprerje gjate ketij viti. Keshtu, sipas ketyre parashikimeve, shqiptaret nuk do te vuajne kufizimet e energjise elektrike gjate ketij viti, por vetem ne raste mbingarkese apo defektesh. Ndryshe nga viti i kaluar, reshjet e shumta te shirave kane bere qe rezerva hidrike ne hidrocentrale te jete ne parametra optimale. Kjo do te thote se prodhimi vendes do te vazhdoje ne kapacitete maksimale dhe si pasoje edhe furnizimi me energji do te jete pa nderprerje.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika