PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ora, sot 60 minuta para


E Diele, 30 Mars 2008

Akrepat e ores do te shkojne 60 minuta para. Ndryshimi ndodh dy ore pasi ka kaluar mesnata, pikerisht ne oren 2:00 te dates 30 mars, duke bere keshtu fillimin e asaj qe quhet ora verore. Ky ndryshim do te vazhdoje deri ne javen e fundit te muajit tetor, e pikerisht deri te dielen e fundit te ketij muaji, kur akrepat do te shkojne 60 minuta mbrapa. Per vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithe zones do te ndryshoje ne te njejtin cast. Ndryshimi i ores ne Evrope u vendos si ligj evropian nga viti 1981 dhe eshte rinovuar cdo kater vjet. Ndryshimi i pare i ores ne Evrope ka ndodhur pas krizes se pare te naftes. Kriza beri qe disa vende te cojne perpara oren ne menyre qe te shfrytezonin me shume driten e diellit dhe te konsumonin me pak energji elektrike.

Prej shume vjetesh kjo praktike zbatohet edhe ne vendin tone. Keshtu duke filluar nga dita e sotme te gjithe shqiptareve do u duhet qe te zgjohen nje ore me pare. Keshtu nese zgjimi i nxenesve behej ne oren 7 per te shkuar ne shkolle ne oren tete tashme, u duhet te zgjohen nje ore me pare, pikerisht ne oren 6 sipas ores se vjeter. Ky ndryshim per te gjithe eshte i veshtire ne ditet e para, por nga te gjithe shihet si dicka pozitive, pasi sjell zgjatjen e dites dhe shkurtimin e nates. Qe prej dates 21 mars, kur edhe ndodh ekuinoksi, nata ka filluar te behet me e shkurter se dita.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika