PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pagat, 249 mesues ne testim


E Diele, 30 Mars 2008

Sonila Isaku

Rreth 249 mesues te arsimit parauniversitar te kryeqytetit iu jane nenshtruar testimit per te perfituar rritje page. Ne baze te ketij testi do te behen edhe ngritjet ne kategorite profesionale te percaktuara, si dhe rritjet e pagave. Sipas te dhenave nga Drejtoria Arsimore e kryeqytetit, gjate testimit vetem 9 mesues apo edukatore nuk kane pranuar te testohen, nderkohe qe testimi i tyre mund te behet gjate vitit te ardhshem. Kurse pjesa e arsimtareve, te cilet i jane nenshtruar ketij testimi, i cili ka qene me shkrim, pyetjet baze kane pasur te bejne mbi njohurite qe ata kane ne fushen ne te cilen zoterojne. Tre jane pikat kryesore ne te cilat mesuesit e sistemit parauniversitar jane testuar dhe pikerisht ne zoterimin e programeve lendore, zoterimin e anes shkencore te lendes shkollore dhe zoterimin e anes metodike te lendes.

Testimi

Nje testim i njejte per te gjithe eshte zhvilluar gjate dites se djeshme, ku ndryshimi i vetem ka qene lenda per te cilen testoheshin apo kane profesion. Per sa i perket programit per fitimin e shkalleve te kualifikimit te mesuesve ne arsimin parauniversitar, ai eshte pak a shume i njejte per te gjithe. Keshtu, njohja me Kushtetuten e Shqiperise, ishte nje prej pikave kryesore te programit te testimit, duke pasur parasysh faktin se njohja e akteve ligjore, e strategjise kombetare per arsimin, si dhe e akteve kryesore normative per shkollen, jane te nevojshme qe te njihen nga te gjithe mesuesit, pavaresisht nga lendet qe ata zhvillojne. Se dyti, nje rendesi te vecante paraqet edhe strategjia e zhvillimit te Arsimit Parauniversitar 2004-2015. Per kete, mesuesit duhet te kene pasur njohuri shume te mira mbi procesin e kurrikules per trajnimin e mesuesve, sigurimin e cilesise, zhvillimin e teksteve shkollore, burimet alternative te mesimdhenies etj. Ndersa per edukatoret testimi i djeshem eshte bazuar mbi nje program, i cili eshte mbeshtetur ne politikat arsimore, shteterore dhe, ne menyre te vecante, strategjine e arsimit parauniversitar, lidhur me ceshtjet e trajnimit e te kualifikimit te mesuesve ne pune.

Vleresimi

Testet e zhvilluara dje nga mesuesit e Tiranes, por edhe ata te rretheve, do te korrigjohen nga Agjencia e Vleresimit dhe Arritjeve. Piket qe do te marrin mesuesit do te jene ne varesi te pergjigjeve qe kane dhene. Po keshtu, ne varesi te ketyre pikeve do te behet edhe vleresimi dhe "gradat" qe ata do te marrin. Mesues fillestare do te jete titulli i mesuesve, te cilet sapo kane marre diplomen universitare te mesuesise. "Mesues i licencuar" do te jene mesuesit, te cilet kane nga 5 deri ne 9 vite pune dhe kane kaluar kete faze testimi. Shkalla e trete i perket pikerisht mesuesve specialiste, te cilet kane 10 deri ne 19 vjet pune. Kurse "mesues mjeshter" qe i perket edhe shkalles se pare, jane pikerisht ata arsimtare, te cilet kane me teper se 20 vjet pune dhe kane kaluar te gjitha fazat e testimit. Pas titullit mesues mjeshter, mesuesi do te kete detyrimin te ndjeke disa module, qe kane te bejne me te rejat e domosdoshme shkencore te mesimdhenies dhe mesim-nxenies.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika