PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rehn: Shqiperia te permbushe detyrimet qe rrjedhin nga MSA


E Diele, 30 Mars 2008

Komisioneri per zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oli Rehn, ka kerkuar nga qeveria shqiptare qe te permbushe detyrimet qe rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim-Asocimit. Ai e ka bere kete deklarate ne takimin e ministrave te Jashtem te BE-se, ku diskutohet perspektiva e anetaresimit te vendeve ballkanike. Nderkohe qe per komisionerin evropian per zgjerimin, viti 2008 eshte vendimtar per shtetet ballkanike, perfshi dhe Shqiperine, duke paralajmeruar ne kete menyre se ky vit do te jete dhe nje prove e vertete per te gjitha vendet e rajonit, te cilat aspirojne per nje vend ne Bashkimin Evropian. Nje paralajmerim te tille, komisioneri evropian per zgjerimin, Oli Rehn, e ka bere ne diten e pare te takimit te ministrave te Jashtem te BE, qe mbahet ne Berdo te Sllovenise. Sipas Rehn, vendi qe e ka te sigurt anetaresimin qe ne vitin 2010 eshte Kroacia, e cila do te jete dhe anetarja me e re dhe me e afert e BE. Me Maqedonine pritet te fillojne negociatat e anetaresimit. Edhe Malit te Zi se shpejti do t'i jepet statusi i kandidatit. Shtetet e tjera, sipas Rehn, ndodhen ende ne hapat e pare te anetaresimit. Ne lidhje me Serbine, Oli Rehn tha se ekziston nje plan per heqjen e vizave, vecanerisht para zgjedhjeve te pergjithshme qe zhvillohen atje me 11 maj. Por kjo behet vetem per te ndihmuar partite pro evropiane ne Beograd qe te fitojne zgjedhjet, dhe nuk do te thote se do te kete heqje automatike te vizave.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika