Meta: Berisha me i korruptuar se Nano
E Diele, 30 Mars 2008
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka vazhduar takimet me bazen ne disa fshatra dhe qytete te Elbasanit. Ne fshatrat e zones se Belshit, Ilir Meta eshte ndalur serish ne ngjarjen e Gerdecit dhe qeverisjen e deshtuar te mazhorances. Ne fjalen e marre para simpatizanteve te forces politike qe perfaqeson, Meta ka akuzuar Kryeministrin Sali Berisha si vrases te shqiptareve dhe si leter higjienike te tyre. Qeveria, sipas tij, ka deshtuar ne luften kunder korrupsionit, madje ja ka kaluar edhe krye te korruptuarit Fatos Nano. Me tej, ai ka theksuar se "eshte momenti per t'u ndare njehere e pergjithmone nga dy forcat me te medha politike ne vend, pasi tashme njerezit e kane kuptuar se nuk duhet te votojne me trafikante qe vrasin njerez".
Meta eshte ndalur edhe ne gjendjen tejet te rende qe mbizoteron ne fshat dhe u ka premtuar banoreve te kesaj zone perfundimin e rruges Elbasan-Kucove.
Ne Cerrik, kryetari i LSI-se eshte shprehur se do te interesohet personalisht per kete qytet per te kthyer besimin e njerezve te tij. Ne takimin e realizuar me simpatizante, ai eshte shprehur se koalicioni qe do te krijohet do te marre ne dore fatet e vendit, per t'i ndare njehere e mire qytetaret shqiptare nga keqqeverisja dhe diktati i partive te medha, te cilet per vite me radhe kane mbajtur peng ecurine pozitive te Shqiperise. Ne Peqin, kryetari i LSI-se ka folur per reformen zgjedhore.
F. Salliu