Rama: qeveria po mbush xhepat me ndihmat e qytetareve
E Diele, 30 Mars 2008
Oli Xhilaga
Qeveria kerkon te mbushe xhepat e buxhetit me ndihmat e dhuruara nga qytetaret per komunitetin e prekur nga tragjedia e 15 marsit! Kjo ka qene nje tjeter akuze e ardhur dje nga kryetari i selise roze, Edi Rama, referuar pikerisht menaxhimit qe qeveria "Berisha" ben mbi donacionet e ardhura nga shoqeria civile, ne ndihme te komunitetit te Gerdecit. Keshtu, dhe njehere tjeter, kreu i selise roze, Rama, nuk ka kursyer akuzat dhe kritikat e tij per Kryeministrin Berisha, e keto nga qyteti i Durresit, gjate takimit te radhes me banoret e perkohshem ne shtepine e pushimit ne kete qytet. Ne kete menyre, Rama dhe grupi i ngritur prane Partise Socialiste, per te ndihmuar te mbijetuarit e tragjedise se Gerdecit, u rikthyen ne ambientet e konvaleshences se Durresit, me nje tjeter sasi ndihmash nga anetaret dhe simpatizantet e kesaj partie.
Bashkebisedimi
Kreu i PS-se, Edi Rama, gjate takimit me banoret e perkohshem ne konvaleshence nuk ka vonuar te degjoje shqetesimet e tyre. Per kete arsye, nje nga banoret duke u shprehur e shqetesuar per ate cka ndodhi, u shpreh se "kjo nuk ishte per fajin tone, ishte per fajin e qeverise. Ata thone qe nuk dime gje, kush e dinte atehere? Aty vinin 50 makina ushtrie me municion. Ne jemi hallexhi dhe na bene qe te dalim ne rruge te madhe". Nga ana e tij, kryesocialisti Rama evidentoi dhe njehere tjeter shqetesimin e kupoles roze, lidhur me mungesen e plote te transparences nga ana e qeverise, ne administrimin e ketyre kontributeve te solidaritetit qytetar. Sipas tij, kontributet nuk jane shperndare ne menyre te plote te njerezit ne nevoje, por vetem po sherbejne per te mbushur xhepat e buxhetit te qeverise.
Akuzat
Partia Socialiste dhe kryetari i saj akuzojne qeverine "Berisha" se po i perdor donacionet ne ndihme te komunitetit te Gerdecit per te pasuruar buxhetin e shtetit. Pare ne kete kendveshtrim, Rama, gjate fjales se tij, theksoi se "eshte e patolerueshme, qe qeveria kerkon te mbushe xhepat e buxhetit me fondet e dhuruara nga qytetaret, organizatat, miqte per viktimat dhe te mbijetuarit e tragjedise. Keto fonde dhe keto ndihma jane ndihma te solidaritetit qytetar me viktimat dhe te mbijetuarit". Madje, duke e konkretizuar qendrimin e tij, kryetari i PS-se vleresoi se "nuk jane ndihma per qeverine, e cila eshte pergjegjese dhe fajtore dhe e cila nuk mund ta perdore ne menyre kaq cinike kete solidaritet, duke marre nga njera ane taksat dhe kontributet e qytetareve per buxhetin dhe nga ana tjeter duke futur dhe dhuratat dhe ndihmat e solidaritetit ne buxhet me arsyetimin absurd, se po tejkalohet fondi i emergjences, i cili eshte i paqarte, i cili eshte jo transparent, i cili eshte fiktiv per sa kohe nuk ka nje fond te percaktuar ne baze te te dhenave dhe te kostove".
Shqetesimi
Pergjate ketyre diteve, lidershipi roze nuk ka rreshtuar se ngrituri nje shqetesim permanent lidhur me menyren se si po menaxhohet situata ne Gerdec, e sidomos ndihmat e ardhura nga opinioni i gjere ne ndihme te banoreve te prekur nga tragjedia e Gerdecit. Deputetet socialistee por pa munguar dhe kryetari i PS-se, Rama, jane shprehur skeptik lidhur me kete ceshtje. Keshtu, duke u shpreh mosbesues, mbi qendrimin e shfaqur deri tani nga qeveria "Berisha", Rama qe shprehur se "me cfare te drejte morale, kushtetuese dhe ligjore, Kryeministri qe ka pergjegjesine kryesore per kete katastrofe, po udheheq nje dyndje te shtetit ne xhepat e shqiptareve nepunes per te nxjerre me pahir leke ekstra, nderkohe qe fondi i emergjences se buxhetit te ketij shteti, eshte bashkekontributi i ketyre shqiptareve, te cilet po e paguajne ne kete menyre dy here, jo nje fatkeqesi natyrore, por fatkeqesine e te pasurit ne krye, nje qeveri qe pasi bombardoi qindra familje te pafajshme, po u merr leke mijera familjeve te tjera, per te kompensuar demet e pallogaritshme te papergjegjshmerise, paaftesise dhe korrupsionit te saj".
Rroji: Rama mashtron, te hetoje fondet
Drejtori i Informacionit prane Keshillit te Ministrave, Grid Rroji, reagoi ndaj akuzave te ardhura nga selia roze, lidhur me menaxhimin e fondeve per komunitetin e Gerdecit. "Ne serialin e akuzave per tragjedine e Gerdecit, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, akuzoi qeverine per vendimin e saj, i cili vendos transparence te plote ne fondet e dhuruara per Gerdecin, duke e quajtur ate si nje vendim te padrejte. Qeveria sqaron se eshte e vendosur te kompensoje plotesisht te gjitha demet e shkaktuara nga kjo fatkeqesi dhe ne nje kohe sa me te shkurter", u shpreh Rroji gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje. Po ne kete linje, duke hedhur poshte deklaratat e kryetarit te PS-se, Rroji theksoi se "Rama para se te ndermarre fushata te tilla shpifjesh dhe trillimesh te ngarkoje grupin e tij parlamentar per te kontrolluar ne cdo qindarke fondin per tragjedine e Gerdecit dhe shperndarjen e tij, sikunder e ftojme z. Rama ne cilesine e kryetarit te Bashkise se Tiranes te mobilizoje fonde, donacione dhe dhurata nga bashkia e kryeqytetit per banoret e zones se Vores".