PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Oketa: Ftesa ne NATO dhe Gerdeci, prioritetet e mia


E Diele, 30 Mars 2008

Ministri i ri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, menjehere pas uljes ne kete post, eshte shprehur se prioritetet e tij kryesore do te jene ftesa nga Samiti i Bukureshtit per ne NATO dhe rikuperimi i plote i zones se demtuar te Gerdecit. Nje dite pas marrjes se detyres ne nje nga momentet me te medha historike te vendit, ministri i ri Mbrojtjes, Oketa, ka strukturuar prioritetet me urgjente te punes se tij te re, ku pergatitjet per Samitin e NATO-s ne Bukuresht po i marrin pjesen me te madhe te axhendes ministrit te ri te Mbrojtjes. Por, paralelisht me keto pergatitje, kapercimi i pasojave te ngjarjes se Gerdecit eshte shqetesimi kryesor i ministrit Oketa. Pasi eshte kthyer nga Gerdeci, ministri i ri i Mbrojtjes tha se deri te marten zona do te konsiderohet e lire, e paster dhe e sigurt per banoret, perjashtuar zonen e kraterit, qe do te rrethohet me tela me gjemba. Keto dite ne tryezen e kreut te ri te Mbrojtjes do te jete edhe nje raport i hollesishem per gjendjen e depove te armatimit ne vend. "Njohja me situaten faktike te gjendjes se municioneve te armatimeve, rritja e sigurise ku jane te grumbulluara municionet do te jene disa nga momentet e para te punes sime. Pas kthimit nga Bukureshti, do te kete marrje te masave konkrete, u shpreh Oketa. Ministri i Mbrojtjes shprehu bindjen se Prokuroria e Pergjithshme do te zbardhe ngjarjen e Gerdecit dhe do te nxjerre para ligjit edhe pergjegjesit e saj. Nderkohe qe ka bere te ditura dhe njehere prioritetet e punes se tij ne krye te dikasterit te Mbrojtjes, Oketa eshte shprehur se menjehere pas samitit do te inicioje nje tryeze per te diskutuar mbi standardet qe duhet te plotesojne firmat private qe merren me demontimin e armatimeve, por edhe kontrollin qe duhet te ushtroje shteti qe tragjedi te tilla te mos perseriten. Ne te njejten kohe, duke u shprehur se kesaj ngjarjeje do t'i shkohet ne fund, nuk ka munguar te paralajmeroje marrjen e masave per permiresimin me tej te punes ne dikasterin e Mbrojtjes.

"Fund debatit ministri-ushtri"

Me ardhjen ne krye te Ministrise se Mbrojtjes, duket se do te pushoje edhe beteja mediatike me Shtabin e Pergjithshem per pergjegjesit ligjore qe shkaktuan tragjedine e Gerdecit. "Ajo cka ka ndodhur nuk do te perseritet me. Nuk do te kete me thenie dhe kunderthenie me ministrin e Mbrojtjes. Gjithcka do t'i lihet organeve kompetente per te nxjerre pergjegjesite e duhura. Qe nga dje, beteja publike ka marre fund", u shpreh ministri i ri Oketa, duke i dhene fund konflikt njejavor mes ministrise dhe ushtarakeve.

"Keshillat e Mediut, do t'i marr parasysh"

Pavaresisht akuzave te hedhura ne drejtim te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pasardhesi i tij, Gazmend Oketa, thote se do ta marre parasysh keshillen e Mediut per t'i kushtuar rendesi edhe detajeve te vogla gjate punes se tij. "Do ta kem ne konsiderate se edhe ne natyren time tregohem i kujdesshem edhe me detajet me te vogla. Detyre e secilit funksionar eshte te tregoje vemendjen e duhur ne cilendo pergjegjesi e detyre", tha Oketa. Per te cilin qenia e tij me profesion ndertimtari nuk e pengon ne postin e ri.










Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika