 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Ankesat, ne keshillin e qarkut
E Diele, 30 Mars 2008
Oli Xhilaga
Komisioni i Planifikimit dhe Perballimit te Emergjencave Civile ka konstatuar se numri i familjeve qe do te perfitojne ndihme financiare ka arritur ne 527 te tilla. Ne kete menyre, ky komision ka vendosur qe per familjaret, banesat e te cileve jane bere te pabanueshme, si pasoje e shperthimit ne Gerdec, te akordohet ndihme financiare, prej te ciles do te perfitojne rreth 1600 banore. Departamenti i Informacionit prane Keshillit te Ministrave, vec te tjera dje njoftoi se Komisioni i Planifikimit dhe Perballimit te Emergjencave Civile Keshilli Bashkiak Vore ka miratuar listat e personave qe do te perfitojne kete ndihme financiare. Nderkohe qe kryetari i Bashkise Vore, lidhur me ndarjen e fondit te akorduar nga qeveria per ndihmen financiare, beri me dije se per familjet e "Marqinet 1" shtepite e te cileve jane te pabanueshme, do te marrin ndihme emergjente financiare prej 25000 leke per person, por jo me shume se 100.000 leke per familje. Njekohesisht, ne njoftimin per shtyp, ndalur ne punen e bere deri tani per pastrimin e zones nga forcat xheniere rezultoi se jane pastruar mbi 400 ha ne terrenin e prekur nga shperthimi. Deri me tani jane kontrolluar dhe pastruar nga predhat mbi 350 shtepi banimi bashke me territorin perreth. Grupet e perbashketa te punes midis ushtrise dhe punonjesve te Bashkise Vore kane vazhduar punen per certifikimin e shtepive te sigurta per kthimin e banoreve dhe numri i tyre ka arritur ne 180 shtepi te sigurta. Departamenti i Informacioni beri me dije nepermjet njoftimit per shtyp se, duke filluar nga dje, ankesat e ndryshme te qytetareve per procesverbalet e evidentimit te demeve do te drejtohen ne zyrat e hapura per kete qellim ne Keshillin e Qarkut Tirane. Sipas njoftimit, Policia e Shtetit ka nen kontroll gjithe zonen e prekur nga shperthimi per te mos lejuar individe te caktuar per kryerjen e akteve te vjedhjes se banesave, ose te prekjes se bizneseve private, si dhe eshte ne bashkepunim dhe koordinim te plote me forcat xheniere ne terren. Komisioni po bashkepunon me Drejtorine e Sherbimit Shendetesor te Tiranes dhe Drejtorine e Ujesjelles-Kanalizimeve per te mbajtur ne gatishmeri grupe specialistesh nga inspektorati sanitar dhe shendetesor, per te nderhyre ne rast se do te shfaqen probleme te infeksioneve te ndryshme. Per kete arsye, jane shtuar dozat e klorifikimit te ujit te pijshem dhe po tregohet kujdes i vecante ne kryerjen e dezinfektimit te zones, djegies dhe groposjes se nje sasie shpendesh, kafshe shoqerimi dhe disa bagetive te ngordhura.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Nisma, ku ndodhen tokat e lira
- Tragjedia, nje ceremoni per femijet
- Lule mbi banke, lot dhe nje minute heshtje
- Pronat e shtetit po uzurpohen nga privatet
- Matura, si do kontrollohen nxenesit
- “Do rindertojme banesat e shembura”
- Iniciativa, dyer per shtepite e Gerdecit
- Mesuesit ne Tirane, pa arsim perkates
- Rusia, 20 bursa studimi per shqiptaret
- Stakimi, sot gjysma e Tiranes pa energji
- Ndotja ne Tirane, nga ndertimet
- Dentiste pa licence, kerkohet mbyllja
- Rimbursimi, shtohen 25 ilace te reja
- Matura, pergjysmohet testi
- Dojani: Burgjet, te mbipopulluara, gjyqtaret te nxituar ne vendime
|
|