PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gerdec, toka prane kraterit e ndotur


E Diele, 30 Mars 2008

Toka prane kraterit te shperthimit ne fshatin Gerdec eshte e ndotur. Lajmi eshte beri i ditur dje nga ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, cili deklaroi se, "pasi jane analizuar 6 tregues te tokes me matje dixhitale, ka rezultuar se prane kraterit toka eshte e ndotur". Gjithashtu, mesohet se uji i puseve nuk duhet te perdoret per uje te pijshem, por vetem per nevoja familjare. Nderkohe, kjo ministri nuk e ka kontrolluar asnjehere kete fabrike, madje ajo nuk ka qene e pajisur as me leje mjedisore. "Ne, si ministri, nuk kemi pasur asnjehere informacion lidhur me aktivitetin e kesaj fabrike", theksoi Xhuveli. Tashme pas perfundimit te ketyre analizave eshte hedhur edhe ideja per menyren se si do te pastrohet kjo zone. Sipas Ministrise se Mjedisit, cilesia e ajrit ka qene brenda parametrave te kerkuara nga organizatat nderkombetare dhe standardeve te vendosura ne vendin tone. Kurse problemet jane shfaqur ne ujin e puseve, por ajo qe vlen te theksohet eshte se keto matje jane kryer shume larg zones ku ka ndodhur shperthimi. Sipas ketij institucioni, pastrimi i zones se Gerdecit nga mbetjet e rrezikshme do te behet me ane te nje land-filli, i cili do te ngrihet nje fshatin Kuc, shume prane Vores. Projekti eshte miratuar nga Ministria e Mjedisit se bashku me Bashkine e Vores, nderkohe nisja e tij do te jete menjehere pas largimit te mbetjeve te shtepive te demtuara. Ne kete land-fill, do te transportohen mbetjet e ngurta pas fillimit te pastrimit nga mbetjet e shtepive te demtuara. Me gjithe keto analiza, serish ekspertet e jashtem te mjedisit, theksojne se niveli i ndotjes ne kete zone eshte akoma dhe me i madh. Sipas tyre, toka ne kete zone duhet te zevendesohet deri ne nje thellesi prej 50 centimetrash dhe te behet perpunimi i saj me ane te nje land-filli. Ekspertet e mjedisit theksojne se, nese nuk behet perpunimi i ketyre substancave, atehere ato do te behen shkaktari kryesor per shfaqjen e semundjeve, pasi toka ranore e kesaj zone nuk i percjell substancat e forta kimike. Megjithate, tashme pritet marrja e masave konkrete per te rikthyer drejt normalitetit kete zone, pasi pritet qe te rikthehen edhe banoret per te filluar ndertimin e banesave.






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika