PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Droge ne Bllok, pranga tre shitesve


E Diele, 30 Mars 2008

Shperndaresit e droges mesyjne ne zonen e ish-Bllokut ne Tirane. Tre te rinj u arrestuan mengjesin e djeshem, pas nje operacioni te koduar "Ura e Vogel", ndersa ishin mbajtur nen vezhgim nga agjentet per 2 muaj me radhe. Burime zyrtare te policise thane se arrestuan ne flagrance ne rrugen "Vaso Pasha", Dorjan Leci, 30 vjec, i denuar me pare per "vjedhje" dhe "mbajtje te lendeve narkotike", Sadrino Nika, 25vjec dhe Albjon Goxhaj, 18 vjec, te tre nga Tirana.

Pikerisht ne momentin kur te dyshuarit kane nisur shperndarjen e dozave te heroines, agjentet antidroge kane vepruar, duke shoqeruar edhe disa prej perdoruesve ne polici. Policia beri te ditur se aktiviteti i te rinjve kishte nisur 8 muaj me pare, ndersa kane mundur te mbledhin te dhena operative, duke zbuluar edhe levizjet e tyre. Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar 36,6 gr pluhur i dyshuar lende narkotike e llojit heroine, 5 aparate telefoni celulare dhe nje motor tip "Jamaha". Agjentet jane vene ne ndjekje te te dyshuarve duke i survejuar per cdo moment per kontaktet qe kishin dhe zonat qe frekuentonin. Mesohet se shitja kryhej kryesisht ne lokalet e nates. Gjate marrjes ne pyetje te ndaluarit Leci, Nika e Goxhaj kane deklaruar se ishin perdorues, por burime te policise thane se ata jane mbajtur nen vezhgim dhe siguruar prova te shitjeve te klientet. Nje doze heroine shkonte deri ne 1 mije leke te reja, ndersa takimet organizoheshin nepermjet mesazheve apo telefonatave. Per te vepruar me shpejt, te rinjte perdornin edhe nje motor me ane te te cilit leviznin ne kryeqytet. Per te realizuar aksionin agjenteve te antidroges u kane ardhur ne ndihme edhe uniformat blu te Komisariatit nr. 2 qe kane nen administrim zonen e ish-Bllokut. Te ndaluarit akuzohen per vepren penale te "prodhimit dhe te shitjes se lendeve narkotike", kurse materialet i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes. Agjentet jane vene ne kerkim te bashkepunetoreve te tjere te grupit, per te zbuluar trafikantet e sasive te narkotikut. Dyshohet se droga blihej ne treg nga te dyshuarit tek persona te tjere qe e trafikonin nga vendet e lindjes. Policia nuk dha detaje rreth rrjetit, por mesohet se nen hetim jane edhe disa persona te tjere.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika