PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Po, ne e vrame berberin"


E Diele, 30 Mars 2008

Gjykata e Tiranes le ne qeli deri ne perfundim te hetimeve dy te dyshuarit, si autore te vrasjes per qellime grabitjeje te berberit 50-vjecar nga Durresi, Gezim Shullanit. Albana Zenelaj, 37 vjece dhe Petrit Lazaj, 38 vjec, kane pranuar autoresine e krimit perpara gjykateses, nderkohe qe kane refuzuar te japin shpjegime. "Po, ne e kemi vrare", ka qene pergjigjja e te dyshuarve ndaj pyetjes se bere ne masen e sigurise nese kishin marre pjese ne krim. Por mesohet se ata nuk kane pranuar te japin detaje per arsyet e krimit. Prokurori i kerkoi gjykates caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", nderkohe qe mbrojtja pretendoi nje mase sigurie me te bute. Gjyqtarja e gatshme Esmeralda Ceka, pasi ka degjuar te dyja palet, vendosi qe te caktoje masen e sigurise "arrest me burg" per vepren penale te "vrasjes me dashje" dhe "ushtrim te prostitucionit" per dy te pandehurit deri ne perfundim te hetimeve. Sipas prokurorise, viktimes i jane marre edhe 4 mije leke te reja e sende te tjera personale.

Vrasja e berberit nga Durresi ndodhi ne "Rrugen e Durresit" ne Tirane, mengjesin e 3 marsit te ketij viti. Krim ne kushtet e grabitjes e ka cilesuar policia e kryeqytetit, ndersa ka arrestuar dy autoret e dyshuar, nje burre dhe nje grua, qe kryenin rolet e tutorit dhe prostitutes, ndersa me pas grabisnin klientet. Albana Zenelaj, 37 vjece, nga Vlora, luante rolin e prostitutes, ku klientet e siguruar prej mikut te saj, Petrit Lazaj, 38 vjec, grabiteshin. Por Gezim Shullani, nje 57-vjecar nga Durresi, ka mbetur viktime ne kete ngjarje, pasi ka kundershtuar dy bashkepunetoret. Burime nga policia bejne te ditur se dy bashkepunetoret kryenin aktivitetin ne afersi te ish-ambasades jugosllave, ne nje ndertese te braktisur. Pasi e kane grabitur dhe plackitur viktimen, duke i marre sendet personale dhe shumen e parave prej 4 mije lekesh, e kane qelluar me mjete te forta ne koke. Petrit Lazaj ishte person i shpallur ne kerkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat, e cila me vendim te dates 14 dhjetor 2007, e ka denuar ne mungese me 6 muaj burg per vepren penale te vjedhjes me arme.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika