 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Prokuroria heton per viziten e Patrick Henry
E Diele, 30 Mars 2008
Prokuroria e Tiranes do te verifikoje nese Patrick Henry III, pronar i kompanise se demontimit "South Amunition", ka qene ne vendin tone diten e ngjarjes. Kete fakt e bejne te ditur burime prane organit te akuzes. Pas nje interviste te botuar ne gazeten "Koha Jone", me te pandehurin Mihal Delijorgji, nje nga tre te arrestuarit e tragjedise se Gerdecit, mesohet se pronari i firmes amerikane "Southern Ammunicition Company Inc." ka qene ne vendin tone diten e tragjedise. Ky i fundit, sipas deshmise se Delijorgjit gjendej me te ne Durres, nderkohe qe me pas jane ndare, pasi ka ndodhur dhe shperthimi fatal. Organi i akuzes ka bere te ditur se do te verifikohet nese Patrick C. Henry III ka qene apo jo ne vendin tone dhe cfare linje ajrore fluturimi ka marre per t'u larguar te nesermen e dites se tragjedise. Nderkohe qe, vete Delijorgji e ka cilesuar largimin Henry III, si nje mbrojtje e tij per t'i shpetuar hetimit. "Ne kemi nisur verifikimet, pasi nuk kemi marre nje deshmi te tille fillimisht. Do te kontrollojme linjat ajrore te asaj dite dhe te nesermes", thane burime nga prokuroria. Ende nuk dihet dita e mberritjes se Henry ne Shqiperi, por i vetmi fakt i bere i ditur nga ana e Delijorgjit eshte dita e takimit te tyre, pikerisht me 15 mars, ne Durres gjate nje dreke pune. Nga ana tjeter, i pandehuri Delijorgji sqaroi se, "te nesermen, pronari i firmes amerikane eshte larguar nga vendi yne pa u vene re nga askush". Nderkohe qe do te jene pikerisht verifikimet nepermjet aparaturave te specializuara, si ajo e sistemit TIMS, per te verifikuar edhe deklarimet e Delijorgjit. Pritet te zbardhen detajet dhe misteri i vizites se pronarit te firmes amerikane ne Tirane. Vete Delijorgji ka shpjeguar avokatin e tij ne lidhje me largimin Patrick C. Henry III, si nje menyre shpetimi nga hetimet e prokurorise. Pas verifikimit te ketij detaji organi i akuzes pritet qe te marre ne pyetje edhe Henrin, i cili ka qene pjese e tenderit per demontim dhe merrej me sigurine gjate procesit ne fabriken e Gerdecit. Ky i fundit duhet t'u pergjigjet pyetjeve te organit te akuzes edhe mbi transportimin e barutit ne Gjermani, fakt tjeter i bere i ditur nga vete Delijorgji ne intervisten e dhene per gazeten "Koha Jone" kater dite me pare, ndersa gjendet i izoluar ne qelite e paraburgimit 313 ne kryeqytet. Dyshimet e ngritura nga ana e organit te akuzes ne lidhje me trafikimin e armeve do te mbeshteten edhe ne keto verifikime, te cilat do te hedhin drite mbi misterin e vizites para shperthimit.
R.C
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Humb jeten, kercenohet mjeku
- Arratiset i burgosuri, pranga policit
- Trafiku, pranga shtate personave
- "Sulm" Presidences, nga i semuri psikik
- Gramshi, frike nga "bomba" kimike
- Helm ne token dhe ujin e Gerdecit
- Vidhnin skrap ne krater kapen tre durrsake
- "Gerdeci", dosje e dyte per trafik
- Incidenti, Topi nuk ishte ne zyre
- Patosi, ku njerezit ngrene supet me habi
- Mesyn aeroportin me "Kallash" ne dore
- Shkon per te vrare, perfundon i plagosur
- "Arrest me burg", per te dyshuarit
- Reforma ne polici, Rubiku "pushtohet" nga hajdutet
- Aksidenti, perrplasen 3 anetare te nje familjeje
|
|