 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
FBI heton per trafikun e armeve
E Diele, 30 Mars 2008
Gjeja qe bente me mire ishte tregtia nderkombetare e armeve e nje 22-vjecari, qe tashme do te jete perballe nje komisioni te Kongresit te SHBA-ve per te dhene shpjegime rreth hetimit te nisur per shitjen e municionit kinez tek ushtria amerikane, me destinacion aleatet ne Afganistan. Byroja Federale e Investigimit ka nisur hetimet per kompanine amerikane AEY te tregtise se armeve, pas dyshimeve per shkelje te kontrates me Pentagonin. Nen hetim eshte edhe presidenti i kompanise, Efraim Diveroli. Efraim Diveroli eshte presidenti i AEY Inc., nje kompani nga Florida Jugore, qe ne marreveshje me qeverine amerikane dhe kontratave, ka zhvilluar nje biznes qe ka kapur shifren e 10 milione dollareve qe prej vitit 2004. Por mediat zbuluan se edhe nje prej kontratave me te medha te arritura ne vitin 2007 mes paleve, qe ne total shkonte ne 200 milione dollare per furnizim me municione, kryesisht fisheke dhe arme te tjera qe ishin te destinuara per Ushtrine Kombetare Afgane dhe policine. Por kontrata e lidhur me Pentagonin citonte se municioni duhet te vinte nga Hungaria. Investiguesit e fushes se armeve zbuluan se ushtria afgane mori ne kete sasi armatimi edhe municione te prodhuara ne Kine 46 vite me pare.
Partneri i Diverolit: Efraim, me probleme mendore
Ne nje mesazh te derguar ne revisten "Radar", nje person i quajtur David Packouz, 25 vjec, qe njihet si zevendespresident i kompanise AEY, duke iu referuar Efraim Diverolit, tha se ai kishte qene "partneri i llumte" dhe se ishte i motivuar nga parate. "Efraim Diveroli ka nje semundje psikike, gjendje psikologjike serioze te quajtur "shkalla ekstreme", shkruhej ne "Radar" qe pershkroi nje raport ne uebsait. Ndersa i pyetur nga CNN, numri dy i AEY, tha dje se nuk kishte komente per te bere, "per shkak te investigimit te paperfunduar".
Pas babait, flet edhe gjyshi i 22-vjecarit
Diveroli arratiset nga SHBA, dyshohet se fshihet ne Turqi e Shqiperi
Efraim Diveroli, biznesmeni 22-vjecar qe kryente tregtine e armeve, arratiset nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ndersa mediat jane perpjekur te marrin kontakt me te, nuk e kane gjetur ne asnje prej shtepive ne pronesi. Angelo Diveroli, gjyshi i Efraimit 22- vjecar, i thote CNN-it se nipi i tij i madh eshte shenjestruar nga "konkurrentet xheloze" ne tregun nderkombetar te armatimeve. I pyetur per vendndodhjen e nipit, ai shprehet se "eshte duke bere detyren patriotike. Ndoshta ne Shqiperi, ose ne Turqi". Anglelo 72- vjecar tregon se qe kur ishte femije, Efraimi kishte njohuri te plota e te habitshme rreth armeve. "Ai eshte nje gjeni rreth gjerave qe perfshijne armet". "Qe prej kohes kur ai ishte nje vogelush, une duhej ta coja ne shfaqje apo dyqane armesh, ku ai mund te identifikonte cdo lloj modeli te tyre. Njerezit pyesnin: Si mund ta beje nje femije kete gje?. Ai e ka nje dhurate, dhunti, i tregoja te interesuarve'', shpjegon Angelo. Per momentin thuhet se Efraimi gjendet jashte shtetit. Perpjekjet e mediave per te kontaktuar me 22-vjecarin kane qene te pasuksesshme. Gjyshi i tij tregon per CNN se Diveroli gjendet ne Turqi ose ne Shqiperi per te bere detyren e tij "patriotike". "Ai shkon ne te gjithe boten, aty ku ka nevoje per arme", thote Angelo Diveroli.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Humb jeten, kercenohet mjeku
- Arratiset i burgosuri, pranga policit
- Trafiku, pranga shtate personave
- "Sulm" Presidences, nga i semuri psikik
- Gramshi, frike nga "bomba" kimike
- Helm ne token dhe ujin e Gerdecit
- Vidhnin skrap ne krater kapen tre durrsake
- "Gerdeci", dosje e dyte per trafik
- Incidenti, Topi nuk ishte ne zyre
- Patosi, ku njerezit ngrene supet me habi
- Mesyn aeroportin me "Kallash" ne dore
- Shkon per te vrare, perfundon i plagosur
- "Arrest me burg", per te dyshuarit
- Reforma ne polici, Rubiku "pushtohet" nga hajdutet
- Aksidenti, perrplasen 3 anetare te nje familjeje
|
|