Topalli: Pas fteses, reforme shteterore
E Diele, 30 Mars 2008
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, duke shprehur besimin ne marrjen e fteses per anetaresim ne NATO, ka kerkuar mbeshtetjen e te gjithe lidereve kryesore politike, pasi kjo do te thote sfida dhe detyrime te reja per vendin. "Bashkepunimi mes te gjitha forcave politike, eshte e vetmja rruge per te cuar perpara vendin", ka deklaruar dje per mediat Kryetarja e Kuvendit, Topalli. Per te cilen, shanset per integrimin ne strukturen ushtarake te Atlantikut te Veriut jane shume te medha, dhe qe do te kurorezoje dhe marrjen e pergjigjes se merites se progresit te reformave dhe qe ne te njejten kohe kjo nenkupton nje axhende te re per politiken shqiptare. Nderkohe Topalli ka shprehur besimin e palekundur ne marrjen e fteses per anetaresim ne NATO ne Samitin e Bukureshtit qe zhvillon punimet nga 2-4 prill. "Me marrjen e fteses me 3 prill, dhe besoj se shanset jane shume te medha, kjo do te thote detyrime te reja qe progresin e arritur gjate kesaj periudhe, ta avancojme ne ate qe une mendoj se duhet te shihet si nje reforme e madhe e shtetit, qe nenkupton nje bashkepunim i forcave politike edhe me i ngushte ne reformat e shtetit", ka qene deklarata e numrit nje te Parlamentit shqiptar. Teksa ka nenvizuar se nje bashkepunim i tille do te sjelle nje sinergji te madhe per shqiptaret dhe do te afronte dhe me shpejt ate qe ata kane si projektin tjeter te rendesishem, qe eshte perspektiva evropiane.
Per Kryetaren e Kuvendit, Topalli, reformat e realizuara nga Qeveria dhe Kuvendi do te hyjne ne nje faze te re, do te hyjne ne fazen e sfidave te reja dhe te nje serioziteti, te nje urtesie dhe te nje bashkepunimi, qe ne menyre te vecante do te formalizohet ne Parlament, por qe kerkon mbeshtetjen e lidereve kryesore te forcave politike ne Shqiperi. Ne te gjithe deklarimet e saj per mediat diten e djeshme, perpos shpreses se Shqiperia do te marre ftesen nga Samiti i Bukureshtit per anetaresim ne NATO, ka shprehur dhe nevojen imediate per nje bashkepunim mes partive politike shqiptare ne vijim te procesit te periudhes post-Samit, per shkak se nje ftese e tille, ne rast se merret per ne NATO, shton dukshem detyrimet per realizimin e standardeve konform ecurise se vendeve anetare te NATO-s, pjese e se ciles shpresojme te jemi.
Kryeparlamentarja Topalli eshte shprehur se Samiti i Bukureshtit, ne pergjigje te gjithe merites dhe progresit te bere gjate kesaj periudhe, eshte sfide, eshte detyrim, por eshte dhe nje test per te gjithe forcat politike per te cuar perpara kete bashkepunim, duke insistuar ne domosdoshmerine e reformes se shtetit. "Te gjitha vendet e tjera qe kane ndjekur kete rruge, kane kuptuar se sinergjia midis forcave politike eshte e vetmja rruge, eshte e vetmja zgjidhje per te bere te mundur qe vendi i tyre te ece me tej ne proceset dhe ne sfidat qe sjell ky shekull i ri dhe, nuk jane sfida te vogla", ka qene deklarata e djeshme e Topallit. Per te, vete NATO-ja ne Samitin e ardhshem do hape nje debat mbi perspektiven, por dhe mbi sfidat e medha qe ajo eshte e detyruar t'ia njohe vetes, me gjithe partneret e saj ne kete shekull te ri. Per te, shume e rendesishme per shqiptaret dhe qe perjetohet ne menyre te vecante dhe me nje sens te madh pergjegjesie, por dhe me sensin e merites, eshte fakti se te behesh pjese e asaj qe eshte Aleanca e Lirise, per shqiptaret ne menyre te vecante ka nje substance krejt te ndryshme nga shumica e vendeve te tjera, meqenese lirine ata e kane jetuar me pak se kushdo tjeter gjate historise.
Topi-Berisha ne Kroaci
Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, ka vendosur te takohet ne Kroaci me presidentet e kryeministrat e vendeve qe do te paraqiten ne Bukuresht per te marre ftesen e anetaresimit. Lajmi eshte publikuar nga Shtepia e Bardhe. Sipas deklarates se saj, Presidenti Bush do te shkoje ne Kroaci, ku do te takohet me Presidentin dhe Kryeministrin e ketij shteti dhe lideret e vendeve te ftuara ne Samitin e Bukureshtit me 2 deri 4 prill, per anetaresim ne NATO. Keshtu, pritet qe Presidenti Bush te takohet me homologun e tij shqiptar, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha si dhe drejtuesit e Republikes se Maqedonise. Takimi mesohet se do te zhvillohet ne Zagreb. Me deklaraten e Shtepise se Bardhe, lihet te kuptohet se ceshtja e fteses per anetaresim ne NATO e Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise, eshte nje fakt i kryer.
PS "ngrin" debatin per reformat deri pas Samitit
Reformat zgjedhore "ngec" ne Kuvend. Pritet qe vetem pas Samitit te Bukureshtit te kemi nje vendim konkret mbi kete ceshtje. Keshtu, burime prane selise roze, konfirmuan se ndryshimet ne Kushtetute per sistemin zgjedhor, pakete kjo e propozuar nga vete PS, do te mund te jete ne fokusin e debateve parlamentare, vetem pas Samitit te Bukureshtit. Ne keto pak dite qe na ndajne nga ky samit, lidershipi roze e ka percaktuar qarte tashme aksionin politik, e qe eshte pikerisht tragjedia e Gerdecit. Shtuar ketu, faktin se ne situaten ne te cilen ndodhet vendi, nuk le hapesira per nje debat te gjere mbi ceshtjet elektorale. Kesisoj, reformat kryesore, per te cilat eshte terhequr disa here vemendja nga faktori nderkombetar, nuk kane arritur te marrin forme, edhe pse tashme jemi ne vigjilje te ketij samiti, ku vendi yne pret te marre ftesen per te qene pjese e NATO-s. Vetem pak kohe me pare, Partia Socialiste depozitoi ne Kuvend propozimet e saj per reformen kushtetuese dhe ate zgjedhore, ku u duk se permes nje marreveshje "te heshtur" mes PS-PD, do te mund te kalonin keto propozime. E bindur ne miratimin e ketyre propozimeve, selia roze la pershtypjen se me ne fund ra ne paqe me kampin kundershtar, e kjo ne emer te reformave kyce per anetaresimin e vendit ne strukturat euroatlantike.