PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Gerdeci ne doren e Ina Rames

Gerdeci ne doren e Ina Rames

Redinalda Caushaj
E Diele, 30 Mars 2008

Prokuroria e Tiranes i delegon dosjen "Gerdeci" Prokurorise se Pergjithshme. Diten e djeshme, pas perfundimit te diskutimeve te grupit hetimor, eshte deklaruar moskompetenca per dosjen hetimore te tragjedise. Shkak i ketij transferimi eshte bere pikerisht zbulimi i elementeve te rinj gjate shqyrtimit te materialeve, rreth dyshimeve mbi pergjegjesite e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Sipas zyrtareve te organit te akuzes, ish-ministri eshte nje person me imunitet dhe per shkak se ai mund te kete konsumuar vepren penale te "shperdorimit te detyres", hetimi nga Prokuroria e Tiranes eshte i pamundur. "Ne kete konkluzion u arrit per shkak se prej te dhenave te perfituara nga hetimi i deritanishem, grupi hetimor arriti ne perfundimin dhe ka dyshime ne kuader te kesaj ceshtjeje, ka elemente, sipas se cilave ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, mund te kete konsumuar vepren e shperdorimit te detyres", thuhet ne njoftimin zyrtar.

Kalimi i dosjes

Pamundesia qe Prokuroria e Tiranes te hetoje personat me imunitet, ka detyruar grupin hetimor te shpalle moskomptencen dhe kalimin e akteve Prokurorise se Pergjithshme diten e djeshme. Prokurore te organit qendror te akuzes do te hetojne dosjen e tragjedise se Gerdecit, duke zbardhur te gjithe ngjarjen. Grupi hetimor ka perfunduar shqyrtimin e te gjitha dokumenteve dhe mbremjen e djeshme deklaroi se i delegonte dosjen Prokurorise se Pergjithshme. "Duke qene se hetimi i personave qe gezojne imunitet eshte ne kompetence te Prokurorise se Pergjithshme, dosja u ka kaluar per shqyrtim prokuroreve te kesaj prokurorie", njoftoi organi i akuzes se Tiranes.

Gjithashtu behet e ditur se, "ka nisur edhe shqyrtimi i materialeve per te vleresuar vendimin e marre prej prokuroreve te Prokurorise se Tiranes".

Hetimet e metejshme

Ky konkluzion, sipas shpjegimit te prokuroreve, eshte arritur pas shqyrtimit te materialeve qe disponojne pas sekuestrimeve. Nderkohe qe, ish-ministri Fatmir Mediu, dy dite me pare, mohoi akuzat per perfshirje ne abuzime apo shkelje ne lidhje me demontimin apo shitjen e armeve. Ai i cilesoi shpifje, akuzat ne media dhe te paqena, nderkohe qe kontratat jane cilesuar te rregullta dhe nje kompetence e MEICO dhe Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise. "Bashke me shqyrtimin e dosjes po punohet edhe per percaktimin e hapave te metejshem", tha zedhenesja e Prokurorise se Pergjithshme, Holta Zhiti, ne lidhje me kete ceshtje. Gjeneralet e Shtabit te Pergjithshem dhe ish-ministri i Mbrojtjes, pritet qe te thirren serish per te dhene shpjegime te tjera ne Prokurorine e Pergjithshme. Midis Shtabit dhe ministrise ka pasur disa perplasje per pergjegjesite dhe kompetencat per Gerdecin.


Komento artikullin | Shiko komentet (30 komente)
Te Tjera nga rubrika