 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
QSUT, depot e ilaceve kthehen ne lokale
Sonila Isaku
E Diele, 30 Mars 2008
Depot farmaceutike te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" jane kthyer ne bare dhe restorante per familjaret apo pacientet e shtruar ne keto spitale. Skandali i radhes eshte shenuar ne qendren me te madhe spitalore ne vend, ku ne nje kohe jepen leje per aktivitete private ne ish-depot dhe nga ana tjeter kerkohen fonde per depo me qira. Megjithese ligji i ri i shendetesise, qe pritet te miratohet, parashikon leshimin e ambienteve me qira ne raste kur nuk nevojiten, ky i fundit duket se eshte shkelur me te dyja kembet. Kjo per vete faktin se drejtoria e QSUT-se i ka kerkuar Ministrise se Shendetesise te miratoje nje fond te vecante per marrjen e ambienteve te tjera me qira prane kompanise farmaceutike, qe furnizon spitalin. Ose nje tjeter alternative ka qene ajo e marrjes se ambienteve te tjera, por qe te jene prane QSUT-se, ne menyre qe te mos krijohen probleme per transportin e medikamenteve.
Depot
QSUT prej vitesh ka pasur nje depo te madhe farmaceutike, ne te cilen ruheshin medikamentet per te gjitha pavijonet. Kjo depo shume prane pavijonit te Djegie-Plastikes fillimisht eshte pergjysmuar, duke i dhene nje pjese te ambienteve nje prej bankave, te cilat operojne ne sistemin bankar. Por, vetem pak muaj me pare nje tjeter ndryshim ka filluar qe te ndodhe perballe ish-urgjences kirurgjikale. Nje lulishte me bar, peme te reja dhe punime ne ish-godinen e depos farmaceutike. Nderkohe qe sot vendi, i cili me pare ka mbajtur medikamente dhe materiale mjekesore, mban pajise te kuzhines dhe te fast-foodit.
Kerkesa
Nje kerkese per fonde, te cilat do te bejne te mundur marrjen e ambienteve me qira ka mberritur pak dite me pare ne dyert e Ministrise se Shendetesise. Drejtoreve te linjes u eshte kerkuar qe te propozohet miratimi i ketij fondi, per vete faktin se QSUT nuk ka ku te mbaje medikamentet dhe shpeshhere kjo perben problem. Ne raportimet javore te derguara Ministrise se Shendetesise per sa i perket sektorit farmaceutik, pervec mungeses se shume medikamenteve eshte theksuar edhe mungesa e ambienteve per ruajtjen e tyre. Por, kjo nuk ka ndryshuar situaten dhe Drejtoria e QSUT-se ka kerkuar ambiente te tjera shtese per medikamentet. "Kerkojme qe Ministria e Shendetesise te marre masa per sigurimin e ambienteve si depo farmaceutike, ose prane firmes farmaceutike qe furnizon QSUT-ne, ose ambiente te tjera prane QSUT-se", thuhej ne shkresen drejtuar Ministrise se Shendetesise.
Ligji
Projektligji i ri, i cili eshte hartuar nga Ministria e Shendetesise, parashikon leshimin e ambienteve apo aparaturave me qira, vetem kur ato nuk jane ne funksion te institucionit shendetesor. Por, ne kete rast kur depoja farmaceutike eshte dhene me qira per aktivitet privat, qe ende nuk dihet se kush e zoteron, ky ligj, qe pritet t'i jepet OK ne Kuvend, duket se do te shkelet ne momentin qe sapo eshte miratuar.
Problemi i ambienteve para nje muaji
Nje muaj me pare, ne shkresen javore qe i dergohet Ministrise se Shendetesise i eshte raportuar kesaj te fundit per mungese te vendeve te magazinimit te barnave. Per kete ceshtje nuk eshte shkruar asnje nje tjeter pike shtese, ndersa eshte vazhduar me mungesen e barnave qe kane pavijonet. Pas ardhjes se furnizimit me medikamente pas tragjedise se Gerdecit, duket se situata ne ruajtjen dhe mbajtjen e tyre eshte bere me e veshtire. "Sektori farmaceutik, ka mungesa te vendeve te magazinimit te barnave dhe medikamenteve mjekesore", thuhet ne shkresen e pare nje muaji. Nderkohe, sot farmacite e pavijoneve jane te mbushura me medikamente, nderkohe qe depoja vazhdon te kete keto probleme.
Hiqen kioskat, shtohen lokalet
Nje vit me pare drejtuesit e QSUT-se moren vendimin per te larguar nga ambientet e brendshme te spitalit te gjithe shitesit ambulante si dhe vend-parkimet. Nderkohe qe lokalet dhe baret qe ndodheshin perballe spitalit 6-katesh u prishen pasi ne kete vend do te ndertohej nje tjeter spital. Por, vetem nje vit pas aksionit te nisur nga drejtuesit e QSUT-se, ambientet e spitalit apo depot farmaceutike po kthehen ne lokale, nderkohe qe ky spital i mbipopulluar ka ende nevoje per ambiente spitalore. Ndersa nje vit me pare pergjate gjithe territorit te QSUT-se gjendeshin 38 kioska, makina qe shisnin ushqime dhe pije te ndryshme, qe tregtonin jashte kushteve higjieno-sanitare, tani gjenden vetem 7, te cilat kane nje leje tregtimi nga Instituti i Higjienes. Po keshtu, rreth 90 vetura taksi gjendeshin ne territorin e spitalit, rreth 21 autobuse rrethesh dhe rreth 30 makina te tregut industrial. Megjithese sot lulishtet apo godinat jashte QSUT-se jane me te lira, problem mbeten ambientet e brendshme, te cilat nuk mjaftojne per numrin e madh te pacienteve qe ka kjo qender spitalore.
Neni ku parashikohet leshimi i ambienteve me qira
Neni 46
Veprimtari private per punonjesin e institucionit publik
1. Punonjesi i shendetesise i punesuar me orar te plote ne institucion publik shendetesor, mund te ushtroj veprimtari private ne kujdesin shendetesor, vetem pas orarit te rregullt te punes.
2. Institucionet shendetesore publike, me qellim ushtrimin e veprimtarise private nga punonjesit e shendetesise, lejohet te jape me qira ambientet dhe pajisjet e institucionit, sipas normave te percaktuara nga ministri i Shendetesise
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Provimet, maturantet e Gerdecit pyetje te lehta
- Protestat ne Vore, shoqerohen tre banore te Gerdecit
- Krateri, kerkime per trupin e Shqipe Alhases
- Nisma, ku ndodhen tokat e lira
- Tragjedia, nje ceremoni per femijet
- Lule mbi banke, lot dhe nje minute heshtje
- Pronat e shtetit po uzurpohen nga privatet
- Matura, si do kontrollohen nxenesit
- “Do rindertojme banesat e shembura”
- Iniciativa, dyer per shtepite e Gerdecit
- Mesuesit ne Tirane, pa arsim perkates
- Rusia, 20 bursa studimi per shqiptaret
- Stakimi, sot gjysma e Tiranes pa energji
- Ndotja ne Tirane, nga ndertimet
- Dentiste pa licence, kerkohet mbyllja
|
|