PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Zbutet vera, sivjet me e fresket


E Shtune, 29 Mars 2008

Luljeta Ndoka

Temperaturat perveluese do te jene vetem nje e kaluar e hidhur per te gjithe shqiptaret kete vere. Lajmi i mire vjen nga Instituti i Energjise, Ujit dhe Mjedisit, i cili ka bere per gazeten "KJ" nje parashikim afatgjate, nga prill i ketij viti, deri ne muajin shtator. Shefi i sektorit te parashikimit te motit ne kete institut, Bojko Themelko, shpjegon se parashikimet afatgjate nuk jane gjithnje te sakta per vete shtrirjen ne kohe te matjes se elementeve, por te peraferta. Gjithsesi, vera e sivjetshme pritet te jete me "meshireplote" me njerezit, duke u kursyer atyre temperatura shume te larta, te cilat sollen jo pak probleme ne shendetin e njerezve nje vit me pare.

Tendenca

Keshtu, sipas Themelkos periudha kulminante e veres do te karakterizohet nga temperatura 0-5 grade me te uleta ne krahasim me mesataren shumevjecare. Por fillimisht, muajt e ardhshem te pranveres do te karakterizohen nga nje rritje e lehte temperaturash ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Me konkretisht, muaji prill pritet te karakterizohet nga temperatura rreth 0,5 grade me te larta se mesatarja shumevjecare. Nderkaq, per sa u perket reshjeve, sipas specialistit Bojko Themelko, prilli do te jete nje muaj i lagesht, me rreth 20mm reshje me shume se mesatarja shumevjecare. Ndersa ne maj nuk pritet qe te kemi rritje te madhe temperaturash, por thatesire. Keshtu, maji pritet te jete nje muaj i ngrohte me temperatura rreth 0m5 grade mbi mesatare. Per sa u perket reshjeve, masa e tyre do te jete rreth 30 mm poshte mesatares shumevjecare.

Vera

Muaji i pare i veres, qershori, do te jete nje muaj i fresket ne krahasim me muajin e kaluar. Sipas specialistit, Bojko Themelko, ai do te jete nje muaj i fresket me temperature mesatare rreth 0,5 grade me te ulet se mesatarja shumevjecare. Ndersa per sa u perket reshjeve, qershori do te jete nje muaj i laget me rreth 10 mm mbi mesatare. Korriku, i cili pergjithesisht eshte muaji me i nxehte i vitit, do te jete i fresket. Keshtu, ai do te jete me temperatura rreth 1 grade nen mesatare, dhe i lagesht per sa u perket reshjeve me rreth 10 mm mbi mesatare. Edhe gushti pritet qe te jete me i fresket, lajm shume i mire ky, po te kemi parasysh temperaturat perveluese, me te cilat u perball vjet vendi yne. Keshtu, temperaturat do te jene rreth 0,5 grade nen mesatare, dhe per sa u perket reshjeve, ai do te jete muaj normal. Shtatori 2008 do te jete muaj me i ngrohte se i vitit te kaluar. Specialistet parashikojne qe ai te jete rreth 0,5 grade mbi mesataren dhe i thate per sa u perket reshjeve me rreth 20mm me pak se mesatarja shumevjecare. Si llogariten temperaturat mesatare? Sipas specialisteve, ato nxirren duke mbledhur temperaturat minimale dhe temperaturat maksimale, dhe duke i pjesetuar per dy.

Vera e vjetshme, temperatura deri 44 grade

Vera e vjetshme ka qene nje nder me te nxehtat ne 50 vitet e fundit. Nje fenomen qe u vu re vjet gjate matjes se temperaturave ishte se ato temperatura, qe per nje qytet ishin minimalet, ne vende te tjera te njejtat temperatura ishin maksimale. Temperaturat maksimale arriten deri ne 44 grade Celsius, ndersa ne asfalt, maksimalet arriten edhe ne 45 grade. Nje gje e tille beri qe shume njerez te kishin probleme me zemren, hipertensionin etj. Jo vetem te moshuarit, por edhe femijet u bene pre e shqetesimeve per shkak te temperaturave perveluese te veres se nxehte qe lame pas.

Mesatarja shumevjecare e temperaturave, sipas muajve:

Prill 13.2 grade

Maj 17.5 grade

Qershor 21.2 grade

Korrik 23.5 grade

Gusht 23.4 grade

Shtator 20.1 grade

Parashikimi:

Prill 2008

Do te karakterizohet nga temperatura 0.5 grade me te larta se mesatarja shumevjecare. Do te jete nje muaj i lagesht me rreth 20 mm reshje me shume se mesatarja shumevjecare.



Maj 2008

Pritet qe te jete nje muaj i ngrohte, me temperatura rreth 0.5 grade mbi mesataren shumevjecare. Ndersa per sa u perket reshjeve, pritet qe maji te jete muaj i thate, me rreth 30 mm poshte mesatares

Qershor 2008

Parashikohet qe te jete muaj i fresket me temperature mesatare rreth 0.5 grade me te ulet se mesatarja shumevjecare. Nderkaq, per sa u perket reshjeve, ai do te jete muaj i lagesht, me rreth 10mm mbi mesataren



Korrik 2008

Ne krahasim me vitet e kaluara do te jete muaj i fresket me temperatura rreth 1 grade nen mesatare, dhe i laget per sa u perket reshjeve. Sasia e tyre do te jete rreth 10 mm mbi mesatare.



Gusht 2008

Gushti do te jete akoma me i fresket ne krahasim me korrikun. Ndersa ne krahasim me mesataren shumevjecare, ai pritet te jete i fresket me rreth 0.5 grade nen mesatare, dhe per sa u perket reshjeve, normal

Shtator 2008

Shtatori do te jete me i ngrohte se vitet e tjera, duke bere keshtu qe te zgjerohet mundesia e pushuesve per ne bregdet. Ai do te jete rreth 0.5 grade mbi mesatare dhe i thate per sa u perket reshjeve


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika