PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Topi: Monitorim te gjitha vendimeve


E Shtune, 29 Mars 2008

Redinalda Caushaj

Presidenti Bamir Topi sulmon gjyqtaret per vendimet e tyre, duke paralajmeruar si nismen me te re te Keshillit te Larte te Drejtesise monitorimin e verdikteve ne te gjitha shkallet dhe ato te vete institucionit qe drejton. "Keshilli i Larte i Drejtesise nuk duhet te mbaje anen e askujt, kurse gjyqtaret duhet te japin vendime te arsyeshme e te drejta", u shpreh kreu i ketij institucioni, dje, gjate mbledhjes se radhes.

Paralajmerimi

Presidenti ka sqaruar se Keshilli, sikurse gjyqtaret, duhet te jene objektive ne dhenien e vendimeve. "KLD, pervecse ka per detyre qe te mbroje gjyqtaret, ashtu duhet edhe t'i ndeshkoje ata ne raste kur konstaton shkelje te kryera prej tyre", tha Topi. Referuar ankimimit me te fundit te tre gjyqtareve te larguar me votim te Apelit Vlore, Presidenti vleresoi se vendimi i marre nga Keshilli ka qene i drejte, pasi nuk jane ndeshkuar pa arsye. Per here te pare, dje, KLD-ja ka vendosur qe te aplikoje debatin, transparencen dhe motivimin e vendimeve te veta, sikurse edhe monitorimin e verdikteve te gjyqtareve. Por sipas kryetarit te ketij Keshilli, ky proces do te sherbeje edhe per emerimet e monitoruara te kryetareve te gjykatave. "Dy jane pikat e KLD-se, te vendose nese ka pasur apo jo shkelje, si dhe te kryeje inspektime per te dhene te verteten", u shpreh Topi.

Masat

Duke iu referuar reformes me te fundit, Presidenti sqaroi se KLD duhet te behet garant per te mbrojtur standardet evropiane. Nga ana tjeter, zevendeskryetari Kreshnik Spahiu, ka theksuar ne lidhje me kete vendim te marre dje ne mbledhjen e radhes, se votimi eshte i pamjaftueshem per te pasur nje proces gjyqesor sa me transparent. "Praktikat e nje votimi krejt formal, pa nje vendim te motivuar, tashme do t'i perkasin te shkuares", ka theksuar Spahiu. KLD ka vendosur edhe ne ngritjen e nje grupi te dyte pune per te t'u marre me hartimin e akteve normative qe kane te bejne me caktimin e procedurave per ndarjen e ceshtjeve gjyqesore me short, delegimit te gjyqtareve dhe ceshtjeve te tjera.






Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika