PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Sherri per pronen, e plagos me kacavide


E Shtune, 29 Mars 2008

Konflikti per pronesi shkakton nje te plagosur rende dhe nje tjeter te shpallur ne kerkim. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme ne qender te qytetit te Vlores, rreth ores 13:45, kur pas nje debati mes dy te rinjve ka nisur dhe perleshja. Burime te policise thane se 19- vjecari Saimir Hodaj ka qene ne sheshin e qendres se qytetit, kur nje automjet tip "Benz" eshte afruar dhe prej tij ka dale nje person qe eshte dhe bashkefshatar i te demtuarit. Por pak caste pas debatit, kundershtari ka nxjerre nje kacavide, duke e qelluar dy here 19- vjecarin qe eshte shembur pertoke i pergjakur. Autori eshte larguar me vrap nga qyteti, kurse Hodaj eshte derguar me urgjence drejt spitalit. Policia vendore mberriti ne vendgjarje dhe ka marre te dhena nga deshmitare okulare mbi makinen dhe karakteristikat e agresorit. Gjate marrjes ne pyetje te te demtuarit, jane mesuar rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i autorit, qe mbahet sekret deri ne kapjen e tij. Hodaj ka shpjeguar se nje konflikt per pronen ne fshatin Selenice te Vlores ka cuar deri ne perleshje. Konlikti mes paleve mesohet se ka nisur prej kohesh, ndersa dje ai degradoi deri ne plagosjen e 19-vjecarit Hodaj. Mjeket thane se i riu eshte jashte rrezikut per jeten, kurse autori u shpall ne kerkim.

O.H














Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika