Mashtrim me kredi, tre ne pranga
E Shtune, 29 Mars 2008
Artan Cena
Mashtrimi me kredite ka cuar ne pranga tre persona, qe falsifikonin dokumentacionet per te perfituar nga "Partneri Shqiptar i Minikredive" ne Tirane dhe qe premtonin lirimin e te ndaluarve per vepra te ndryshme. Nje prej te arrestuarve eshte nje ish-agjente kredie, nje avokat qe premtonte lirine e te arrestuarve dhe i treti bashkepunetor ne terheqjen e parave. Ka qene operacioni "Gersheret e ligjit 2", qe kane vene ne pranga Artan Gjuzin, 35 vjec, avokat ne kryeqytet, Eli A., 42 vjece, lindur e banuese ne Tirane, ish-oficere e kredise prane "Partneri Shqiptar i Minikredive", si dhe Ardi Agollin, 32 vjec. Policia e Tiranes ka bere te ditur gjate dites se djeshme se, ndaj te arrestuarve rendojne akuzat "mashtrim ne bashkepunim", "shperdorim te detyres", "korrupsionit pasiv ne sektorin privat", "ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike", si dhe "falsifikim te dokumenteve zyrtare". Operacioni eshte zhvilluar gjate pasdites se djeshme ne kryeqytet.
Kapja e avokatit
Disa muaj hetimet me pergjime ambientale dhe telefonike kane finalizuar diten e djeshme arrestimin e tre te dyshuarve per terheqje kredie me dokumente false nga 400 deri ne 1 milion leke. Policia e Tiranes beri te ditur dje se avokati Artan Gjuzi, eshte vene ne pranga, pasi kundrejt pagesave te ndryshme ka premtuar familjareve te te arrestuarve qe do u nxirrte te afermit nga burgu, qe ishin te denuar per vepra te ndryshme penale. Por marrja e parave dhe mos lirimi i te afermve ka bere qe persona te ndryshem te bejne denoncimin ndaj avokatit, qe me pas policia te niste hetimet ndaj tij, per prangosjen gjate dites se djeshme. Policia nuk ka bere te ditur se sa eshte shuma, e cila kishte perfituar avokati Gjuzi, nga personat te cilet i kishin besuar ceshtjet e tyre, por qe nuk kane dale nga qelite.
Ish-agjentja e kredise
Por ne pranga kane rene dhe Eli A., 42 vjece, lindur e banuese ne Tirane, ish-oficere e kredise prane Bankes "Partneri Shqiptar i Minikredive", si dhe Ardi Agolli, 32 vjec, i akuzuar si bashkepunetor. Sipas policise, te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin u siguronin personave te ndryshem dokumente te falsifikuar per te marre kredi ne shuma te konsiderueshme qe fillonin nga 400 mije deri ne 1,2 milione leke. Por, pervec sigurimit te dokumenteve te falsifikuara, ata merrnin dhe shuma te konsiderueshme parash, ne varesi te kredise se nxjerre nga "Partneri Shqiptar i Minikredive". Burimet zyrtare te policise thane gjate dites se djeshme se, "ndaj te arrestuarve jane perdorur te gjitha metodat speciale te hetimit, ku fale tyre u mundesua dokumentimi i plote i veprimtarise kriminale", thane burime zyrtare. Te dyshuarit akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, dyshohen se kane nxjerre kredi me vlere nga 400 mije deri ne 1,2 milione leke, kundrejt perfitimit te tyre, te paligjshem, duke shkuar nga 50 mije deri ne 200 mije lekesh, per cdo rast te nxjerrjes se kredise. Gjithashtu, policia ka nisur hetimet dhe per zbulimin dhe zbardhjen e plote te skemes si dhe te bashkepunetoreve, te cilet jane pjese perberese e grupit te personave te arrestuar.
Precedenti
Arrestimi i komisionereve te patentave
Dy anetare te komisionit te patentave, nje pronar autoshkolle ne kryeqytet, njekohesisht oficer policie ne Drejtorine e Policise Tirane dhe dy instruktore, jane vene ne pranga pas disa muaj hetimesh per korrupsion aktiv e pasiv dhe falsifikim dokumentacionesh. Emiljano Kahu, 31 vjec, nga Shijaku dhe Sokol Breca, 43 vjec, nga Tirana ishin specialiste te Drejtorise se Transporteve. Ne pranga jane vene dhe pronari i autoshkolles "Univers Vip", Kadri Dajci, 52 vjec, si dhe dy instruktoret Jonuz Meshi, 58 vjec dhe Qazim Hoxha, 57 vjec, qe akuzohen per falsifikime ne testet e patentes dhe shperdorim detyre.