PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Sekuestrohen 1574 kuti peshku


E Shtune, 29 Mars 2008

Denoncimet e te mbijetuarve te tragjedise se Gerdecit, se ushqimet qe u jane derguar ne kuader te ndihmave ishin te skaduara, kane vene ne levizje seksioni kunder krimit ekonomik ne Policine e Tiranes, te cilet kane ndermarre nje aksion per sekuestrimin e tyre. Burime zyrtare thane se kane ushtruar kontrolle ne ngarkesat qe kane mberritur per banoret e zonave te prekura nga tragjedia. Ata bllokuan dje nje sasi te konsiderueshme konservash, te cilat kishin skaduar ne vitin 2007. Per kete gje eshte shoqeruar ne ambientet e policise administratori i firmes "Euro-Fish", Kujtim Shkreli, ku jane blere konservat e peshkut. Burime zyrtare thane se, jane sekuestruar 1574 kuti me konserva peshku, te cilat ishin shperndare si ndihma per banoret e mbijetuar te tragjedise se Gerdecit. Ka qene sektori i anti-krimit ekonomik ka ushtruar nje kontroll ne te gjitha ngarkesat qe kane shkuar per ndihma ne qendrat ku jane strehuar banore te zonave te prekura nga shperthimi i 15 marsit. Zyrtaret shpjeguan sekonservat e perdorura si ndihma per banoret kishin skaduar prej vitit te shkuar. Operacioni eshte zhvilluar dje ne te gjithe magazinat e grumbullimit te ndihmave, ku pervec konservave te sekuestruara jane kontrolluar dhe te gjithe produktet ushqimore, qe ndodheshin ne magazina. Produktet e sekuestruara nga policia jane kaluar per kryerjen e te gjithe analizave ne lidhje me efektet negative qe sjellin te konsumatoret. "Fakti qe nje pjese prej produkteve i ka kaluar data e skadences, rrit me shume rrezikun e konsumatorit", bene te ditur burimet nga laboratori i analizave. Edhe produktet qe skadonin sipas etikes vitin e ardhshem, do t'i nenshtrohen ekspertizes per te percaktuar me saktesine e mbishkrimit qe tregon afatet e konsumimit.

A.Cena








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika