 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
"Pavaresia zhvillon ekonomikisht dhe politikisht Kosoven"
E Shtune, 29 Mars 2008
Zvicra ka njohur pavaresine e Kosoves, duke e ditur se vetem pavaresia sjell stabilitet ne rajon dhe e zhvillon Kosoven politikisht dhe ekonomikisht. Deklaraten e beri dje ne Prishtine ministrja e Jashtme e Zvicres, Micheline Calmy Rey. Ajo eshte takuar me lideret kosovare, ndersa pasdite inauguroi ambasaden zvicerane ne Prishtine.
Jane kater arsye pse Zvicra, sipas shefes se diplomacise, Micheline Calmy Rey, ka vendosur ta njohe Kosoven si shtet sovran, vetem 10 dite pas shpalljes se pavaresise. "E para, jemi te bindur se vetem si e pavarur Kosova mund te zhvillohet edhe politikisht, edhe ekonomikisht. Arsye e dyte eshte se si shtet i pavarur, Kosova do te jete nje partner i vertete per te negociuar me te. E treta eshte se qartesimi i statusit eshte domosdoshmeri per nje stabilitet afatgjate per tere rajonin. Dhe, arsyeja e katert eshte se keto dy shtete kane lidhje te forta njerezore, meqe 180 mije njerez nga Kosova jetojne ne Zvicer", tha diplomatja zvicerane, e cila ishte e para qe ne vitin 2004 u shpreh publikisht pro pavaresise se Kosoves.
Rey, e cila dje peruroi Ambasaden e Zvicres ne Prishtine, tha se tani e tutje Zvicra dhe Kosova do te kene bashkepunim ndershteteror. "Kosova per ne eshte shtet dhe ne do te kemi marredhenie normale si dy shtete; per kete dhe po e hapim ambasaden. Ne jemi partnere dhe do te kemi marredhenie normale diplomatike. Deri tani kemi pasur marreveshje me UNMIK-un, ndersa tani do te bejme marreveshje me autoritetet e Kosoves", tha Calmy Rey, e cila ka thene se do te vazhdojne marreveshjet e deritashme qe ka pasur Kosova me Zvicren ne fusha te ndryshme te zhvillimit ekonomik, te infrastruktures, te zbardhjes se fatit te te pagjeturve e ne lemi te tjera.
Nderkohe, presidenti Fatmir Sejdiu ka falenderuar zonjen Ray per guximin dhe perkushtimin e saj per te perkrahur pavaresine e Kosoves qe nje kohe te gjate. "Kjo eshte nje mike e Kosoves, nje ze jashtezakonisht i guximshem dhe mbeshtetes i pavaresise se Kosoves dhe natyrisht nje mbeshtetese e proceseve te medha. Duhet te them nje falenderim shume te madh ne mbeshtetjen e gjithanshme qe i eshte bere Kosoves gjate gjithe kohes. Ju e dini se pas Gjermanise, Zvicra ka numrin me te madh te qytetareve nga Kosova, qe jane me dekada, tha Sejdiu.
Kurse Kryeministri Hashim Thaci tha se tani eshte hapur rruga per thellim te bashkepunimit mes Kosoves e Zvicres. "Tash eshte koha e ndertimit te raporteve bilaterale, raporte keto qe do te shtjellohen ne kuptimin e gjithmbarshem te relacioneve ndershteterore mes Kosoves e Zvicres, para se gjithash per raportet tona ekonomike", tha Kryeministri Thaci.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Interesat, rritje tjeter per lekun
- Buxheti 2009, nisin pergatitjet
- Sigurimet vullnetare, 36 % me shume se vjet
- Sigurimi i jetes, ja sa perfiton
- Delta, gjiganti i shitjeve edhe ne Shqiperi
- "Taksat e Bashkise, do te rrisim cmimet"
- Kredite, bankat po abuzojne me klientet
- Kredite, rregullore e re
- Kriza nderkombetare, rrezik per tregun vendas
- Taksa e Bashkise, falimentojne bizneset
- Financat sekuestrojne bizneset e Al Kadi
- Referencat doganore, kostoja per biznesin 10%
- Energjia, rritja e cmimeve e pamjaftueshme
- Tirana e madhe, 100 milione USD per kanalizimet
- FMN: KESH te privatizohet urgjent
|
|