PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Njerez te njohur ne biznes


E Shtune, 29 Mars 2008

Nga Kerin Hope

Nen okelion "Shqiperi 2008", gazeta "Financial Times" ka publikuar nje material special me 11 shkrime, te nje ekipi te saj, i cili qendroi posacerisht ne vendin tone dhe pergatiti kete edicion. Ai i kushtohet vigjiljes se fteses se mundshme nga NATO per anetaresim, si dhe ekonomise shqiptare. Ne edicion publikohen dhe pershkrime te biznesmeneve me te njohur shqiptare. Me poshte mund te lexoni artikullin e Kerin Hope, i cili ndalet ne biznesin e qendrave tregtare ne vend, te drejtuar nga biznesmeni Samir Mane.

"QTU, planet e reja te biznesmenit Mane"

Presidenti i Qendres Tregtare Univers, z.Samir Mane, u largua nga Korca, ne jug te Shqiperise, me 1991 per te studiuar Gjeologji ne Vjene. Ai kaloi me pak se nje vit ne universitet: "Une atje mesova kryesisht gjermanishten", perpara se te themelonte kompanine e tij, qe shet aparate televizive dhe shume pajise elektronike dhe elektroshtepiake te fjales se fundit ne Tirane. Cmimet e shitjes me shumice jane te lira, sepse Austria ishte qender per eksportimin e mallrave te ndryshme drejt Evropes lindore, duke u ofruar sipermarresve te tille si z.Mane nje mundesi per te siguruar perfitime te medha. "Per te mbajtur te ulet kostot e transportit, ne vendosem nje duzine artikujsh ne nje autobus drejt Tiranes", tha ai.

"Neptun", biznesi i tij me baze ne Vjene, qe merret me artikujt elektronike, ka 21 pika ne Shqiperi, Bosnje-Hercegovine, Kosove, Maqedoni dhe Serbi. Ndermarrja e tij e ardhshme e shitjes me pakice ishte "Euromax", tani rrjeti i supermarketeve me i madh ne Shqiperi dhe eshte duke u pergatitur per t'u shtrire edhe ne Bosnje se bashku me partnere te tjere nderkombetare. BERZH-i eshte nje investitor, duke ofruar 5.9 milione euro financime ne formen e borxhit. Mbi dy vjet me pare, z.Mane hapi Qendren Tregtare Univers, qendra e pare tregtare ne vend.

Bizneset e tij kane me shume se 1200 punetore, duke perfshire menaxheret e larte nga Kanadaja, Greqia dhe India. Ai planifikon te investoje 46 milione euro per te ndertuar nje tjeter qender tregtare ne Tirane, e cila do te perfshije nje kompleks zbavitjeje me 6 salla kinemaje. "Ne kemi ndermend te kemi qendra tregtare ne cdo qytet shqiptar me me shume se 100000 banore, dhe nje te vogel ne Korce, sepse ai eshte qyteti im i lindjes", tha ai. Te gjitha qendrat tregtare perfshijne nje supermarket "Euromax". "Ne jemi duke ndertuar ishuj te cilesise evropiane ne ate qe akoma eshte nje treg ne zhvillim", thote z.Mane.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika