Duam demshperblimet qe na takojne
E Shtune, 29 Mars 2008
Punetoret e fabrikes se demontimit qe munden t'i shpetojne tragjedise kerkojne demshperblim. 45 punetore e fabrikes se Gerdecit kane protestuar perpara Ministrise se Punes mesditen e djeshme. Sipas pretendimeve te tyre, mesohet se protesta eshte bere pasi nuk jane mbajtur premtimet per demshperblim, edhe pse kane kaluar dy jave nga dita e shperthimit. Madje, nje perfaqesi e tyre eshte takuar me ministrin e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Kosta Barka, i cili u ka kerkuar te paraqesin listen me te gjithe emrat e punetoreve qe kane mbijetuar, ne menyre qe t'u jepen pagat e tyre te pamarra dhe demshperblimet. Nderkohe, burime nga ministria bene te ditur se demshperblimi i parashikuar prej 200 mije lekesh sherben vetem per familjet qe kane viktima. Ndersa pas marreveshjes me ish-punonjesit e fabrikes se demontimit, keta te fundit do te marrin rrogen e pamarre dhe shumen tjeter ne cilesine e demshperblimit.